18 Qershori, 50 parti bojkotojnë zgjedhjet
Nëse në zgjedhjet e 2013 morën pjesë gjithsej 66 parti politike në 18 Qershor do të garojnë vetëm 17 subjekte. Pushteti do të konkurojë me parti të vogla dhe të krijuara rishtaz, nga të cilat do të dalë dhe opozita legjitime, nëse i referohemi percaktimit kushtetues apo deklaratës së ambasadorit amerikan. Të paktën 7 nga këto parti kanë qenë në koalicion me Partinë Socialiste. Me këto parti në garë nuk ka shumë dilema se si do të jetë konfigurimi i parlamentit të adhshëm, pikëpyetjet janë deri ku do të shkojë marrëzia për t'i futur më zgjedhje pa një numër të madh partish në opozitë.
Paralajmërohen zhvillime të forta me zgjedhjet e Kavajës: “Mos paguani asnjë taksë pas 18 qershorit”
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë thirrje sot që qytetarët të kundërshtojnë fasadën e një shteti që po legjitimon zgjedhje që janë de facto një partiake. Në një fjalë të mbajtur me protestuesit e PD-së, Basha ka paralajmëruar zhvillime në zgjedhjet e 7 majit në Kavajsë duke theksuar se pas 18 qershorit me zgjedhje pa opozitën, lind e drejta që qytetarët të mos paguajnë më taksa.
Turqi – ShBA, në kurs përplasjeje
Të larguarit nisin vajin për PS-në e vërtetë: "Shpresojmë mos të na zëvendësojnë hajdutët!"
"Gazeta Shqiptare" publikon sot një status të Namik Dokles postuar në rrjetet sociale. Deputeti në fjalë mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetë, bashkë me disa të tjerë dhe si rrugë për këtë dënim kapital politike, kanë zgjedhur të vajtojnë PS-në.
Ja statusi i Dokles ku mungon falënderimi për liderin e Rilindjes:
Ridley Scott: Alienët ekzistojnë dhe një ditë do të vijnë për ne
Qeniet superiore, apo të famshmit inxhinierë që kërkohen me ngulm në filmin “Prometheus” do ta vizitojnë një ditë Tokën tonë. Ridely Scott, regjizori i famshëm i serialit “Alien” që kaq shumë ka ndikuar në botën e filmave sci fi, është një besimtar i një universi ku jeta inteligjente nuk është monopol i Tokës. Në një bisedim me “The Guardian”, regjizori thotë se alienët jo vetëm do të vijnë, por mirë është që të shmanget përballja me ta. Arsyeja? Janë më të zgjuar dhe do na fshijnë fare.
Lista e kandidatëve që sqaron votën unanime për Metën dhe paralajmëron parti të një lloji të ri
Në media po qarkullon së fundmi një listë kandidatësh të Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Lista siç thuhet zyrtarisht është vendim i mbledhjes së kryesisë, që u parapri nga disa dorëheqje dhe deklarime për moskandidim nga disa deputetë aktualë.
Rreziku i Çadrës së PD-së sipas Rexhep Qoses
Shkrimtari i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja ka bërë një parashtrim të gjatë lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri duke dhënë disa konsiderata për çadrën e opozitës dhe duke përkrahur kryministrin në detyrë Edi Rama po ashtu edhe bashkëqeverisjen e tij me Ilir Metën.Logjika e gjithë parashtrimit është se nëse në Shqipëria e Edi Ramës ka drogë, e tillë ka qenë edhe në kohën e Berishës, nëse Shqipëria e Edi Ramës ka vjedhje votash e tillë ka qenë edhe në kohën e Sali Berishës.
Rruga e Qumshtit nga një kabinë avioni
Meta i ofron PD-së si zgjidhje dokumentin e PPE-së dhe mendimet e Moisut e Bamir Topit
Ilir Meta doli në një konferencë një ditë pas zgjedhjes si president i Republikës dhe tha se do të investohet për zgjidhjen e krizës, në mënyrë që të evitohet një përkeqësim i situatës. Por cili është asi nën dorë i Ilir Metës për të futur PD-në në zgjedhje. Të paktën nga sa zbuloi asgjë më shumë sesa marraveshja që propozuan në Tiranë, David Mc Calister dhe Fleckenstein shtuar edhe mendimet e ish-presidentëve për këtë çështje si Moisu apo Bamir Topi
Turqia bllokon aksesin në Wikipedia
Turqia ka bllokuar aksesin e përduresve të internetit në këtë vend në Wikipedia. Bazë për këtë vendim është një ligj që u lejon autoriteteve bllokimin në rast se vlerësohet se faqja përkatëse është e papërshtatshme në përmbajtje apo përbën kërcënim për interesat kombëtare.
“Pas analizave teknike dhe konsiderimeve ligjore...është marrë një masë administrative për faqen wikipedia.org”, thuhet në një deklaratë të entit për telekomunikacionet, raporton Reuters.Akti administrativ do të duhet të paraqitet në gjykatë brenda 24 orëve që mandej ka dy ditë kohë për të vendosur.