Galaktika jonë noton në një boshllëk 1 miliardë vjet dritë në diametër

Postuar në 14 Qershor, 2017 12:08

Toka është një pikë e vockël dhe e parëndësishme në univers. Por me univers ne zakonisht asociojmë galatikën, për të cilën kur dëgjojmë se ka 100 - 400 miliardë yje apo se ka një diametër prej 100 000 – 180 000 vjet dritë, krijojmë një ide se sa pa rëndësi duhet të jemi. Sikur të mos mjaftojë ky regjim shkatërrues përmasash që e detyron njeriun të ripërkufizojë veten, një studim i fundit sugjeron diçka edhe më dekurajuese: galaktika jonë mund të jetë duke “notuar” e vetme në një boshllëk, në një vrimë të stërmadhe të vjetër. E madhe sa?

De Biazi jep dorëheqjen i përlotur në një konferencë në prani të Armando Dukës(letra e plotë)

Postuar në 14 Qershor, 2017 11:38

Xhani de Biazi ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga drejtimi i ekipit kombëtar. Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Federatës së Futbollit, Armando Duka, De Biazi ka deklaruar se:

Pamje nga lart e Sheshit të rindërtuar "Skënderbej"

Postuar në 14 Qershor, 2017 11:11

Në flakë kulla 24 –katëshe në Londër, ka viktima

Postuar në 14 Qershor, 2017 11:01

Një zjarr i madh përfshiu pas mesnate një godinë banimi 27 katëshe në Londer. Autoritetet thonë se brenda apartamenteve ka njerëz të bllokuar nga tymi e flaket. Raportohet për viktima, por ende nuk ka një bilanc zyrtar.

200 zjarrfikës dhe 40 mjete u stacionuan rreth kullës Grenfell por pa mundur ta shuajnë  zjarrin që vazhdoi deri në mengjes. 30 persona mësohet se janë derguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thanë se sistemi qendror i alarmit nuk ka funksionuar .

Protagonisti i Republikës së Kanabisit: LSI-ja po korrupton rininë. Nuk duhet ta lejojmë

Postuar në 14 Qershor, 2017 10:32

Ish-ministri i Brendshëm, i diskredituari Sajmir Tahiri, ka mbajtur edhe sot seancën e radhës të moralizimit, duke ngritur një akuzë për LSI-në se po korrupton rininë. Kujtojmë (përditë) se ky njeri është përgjegjës për narkotizimin e Shqipërisë, pjesë padyshim e një përdorimi shumëvjeçar në detyrat e tij si ministri më i dështuar. 

Padi ndaj NATO-s për fushatën e vitit 1999?

Postuar në 14 Qershor, 2017 09:44

Një grup doktorës dhe avokatësh serbë kanë ndërmend të padisin NATO-n për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 dhe përdorimin e uranit të varfëruar në fushatën e saj që ka sjellë pasoja mbi shëndetin e popullsisë civile.

BE heq shërbimin Roaming

Postuar në 14 Qershor, 2017 09:35

Nga 15 Qershori vendet e Bashkimit Evropian do të çlirohen nga shërbimi roaming i telefonisë celulare. Ata që udhëtojnë brenda hapësirës europiane nuk do të paguajnë tarifën roaming për të dërguar mesazhe, bërë thirrje telefonike apo lundruar në internet.Nga e enjtja të gjithë europianët do të paguajnë bazuar në çmimet e brendshme përmes paketave të telefonisë celulare ku ata janë abonentë. Tarifimi i tyre do të bëhet si të ishin brenda kufijve të vendit të tyre.

May - Macron, era provokon një incident të këndshëm

Postuar në 14 Qershor, 2017 09:19

May ia kalon me shumë finesë këtij momenti të papritur.

Investigimi/Furrat e gëlqeres vijojnë punën në shkelje të ligjit

Postuar në 14 Qershor, 2017 09:14

Emisioni "Stop" ka sjellë pamje të asaj që ndodh në Fushë Krujë, ndonëse u premtua se puna e furrave të gëlqeres do të ndërpritej dhe ndonëse për këtë ka edhe urdhëra apo vendime të posaçme.

Banka e Shqipërisë jep versionin e saj për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"

Postuar në 14 Qershor, 2017 08:53

Banka e Shqipërisë ka dalë dje me një deklaratë të posaçme përmes së cilës jep versionin e saj pëër rikonstruksionin e hotel “Dajti”. Rikonstruksion që sipas saj do të kushtojë 16 milionë euro, në sajë të rivlerësimeve që iu bënë shifrës fillestare prej 18 milionë eurosh.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS