Mos e merrni me të qeshur "blerjen e votës"
Merrini seriozisht politikanët shqiptarë se mund të hani burgun! TVSH-ja sillte sot në vëmendje një dispozitë ligjore që sanksionon ndjekjen penale nëse bën shaka me çështjen e blerjes së votës.
Fushata prek llumin!
Fushata elektorale ka degraduar në atë që në fakt përfaqësoi në 4 vjet Koalicioni për Shqipërinë Europiane mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një raport interesash dhe banditizmi që u shit deri para pak javësh si busulla europiane e shqiptarëve. Fytyrën e vërtetë të një qeverie me dy kokë që u mbajt në këmbë për të zhvatur deri në fund secili pjesën e vet po e zbulojnë vetë protagonistët. Sot ishte rradha e Luan Ramës të fliste për “llumin” e qeverisjes në një debat që ka si metaforë shushunjën.
Deklarata e Luan Ramës:
"Gjuetia e fundit" - u zgjidh edhe problemi i bimëve medicinale
Ja disa nga mesazhet thelbësore të kryeministrit në drekën e sotme me sipërmarrësit e bimëve medicinale në Shkodër. Kujtojnë diçka nga “Gjuetia e Fundit” e Koço Devoles. Diçka, jo shumëçka.
Po të shohësh shifrat ne kemi bërë për bujqësinë.
Sot bujqësia është në radhë të parë informacion.
Në pikën e grumbullimit malli mblidhet dhe shitet bashkë.
Më lër numrin e kontatktit dhe hajde të flasim
Je kapur me këtë të fragmentimit të tokës, nuk ka lidhje. Asnjë lidhje nuk ka.
E kupton vetë ti punën e timonit.
Mbi "tepsinë e betonit" në mes të Tiranës**
Rreth 17 milione euro jane shpenzuar ne punimet per sheshin “Skënderbej”. Pa u marrë me procedurat dhe korrupsionin e përfolur, dhe lidhjet e kryetarit të bashkisë me interesat e firmës ndërtuese, dëshiroj të paraqes 10 argumente pse ky shpenzim i madh nuk sjell dobi, por në disa aspekte sjell dëm afatgjatë.
Amerikanët rrisin prezencën ushtarake në rajon
Amerikanët kanë vendosur të forcojnë praninë ushtarake në rajonin e Ballkanit. Mediat greke raportojnë se Pentagoni ka dhënë miratimin për stacionimin e zhytësve amerikanë (Navy Seals) në bazën e Souda-s të Greqisë. Me rëndësi të veçantë është fakti që marinsat e organizuar në grupe të vogla futen gjithmonë e më pak nga baza e Incirlikut në Turqi për të vepruar në vatra intensive si Siria.
Videolajm/Pepe Guardjola i bashkohet fushatës për referendumin e Katalonjës
Pas suksesit të kanabizimit, Sajmir Tahiri deklaron se “ne nuk jemi njësoj”
Dy ditë më parë në media u raportua se në vitin 2016 nga Shqipëria drejt Italisë u trafikuan 3475 më shumë drogë sesa në vitin 2015. Lajmi i referohej raportit të Antidrogës italiane, që akuzonte kështu hapur qeverinë shqiptare për masivizim të kultivimit të marijuanës. Përgjegjësia direkte për këtë që ndodh i shkon qeverisë, konkretisht Ministrisë së Brendshme, titullari i dikurshëm i të cilës, Sajmir Tahiri, sot bën fushatë me këtë thirrje:
Për çfarë të votosh më 25 qershor?
Në çdo lajm që lexon për fushatën, çështja kryesore e PD-së, si gjoja opozitë dhe PS-së si pushteti kryesor, është nevoja për pastrimin e administratës shtetërore. Sado që kreu I PD-së përpiqet të përcjellë disa propozime me karakter programor, sulmet e tij të përditshme ndaj LSI-së, mbivendosen si argument më shumë sesa çështja e taksave etj..
Maqedonia do hyjë në NATO me emrin “FYROM”
Çështje kohe konsiderohet, pas largimit të Nikolla Gruevskit presioni ndaj Athinës për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë, në mënyrë që vendi t’i bashkohet NATO-s dhe më pas Bashkimit Europian.
Zgjedhjet në Kosovë, një shoqëri me standarde politike më të larta se Shqipëria
Zgjedhjet në Kosovë përfunduan brenda 24 orëve duke e kthyer shtetin në fjalë, të vetmin entite politik të shqiptarëve që kryen zgjedhje sipas normave ndërkombëtare. Po kështu, koalicioni i drejtuar nga PDK dhe partia e Haradinajt, kanë dalë në krye, por pa arritur shumicën qeveriëse. Ish-kryeminstri Isa Mustafa, kryetar I LDK-së, postoi një mesazh ku falënderon qytetarët e Kosovës dhe deklaron humbejn:
“Të nderuar qytetarë,
Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
