Burma, zbulohet i paprekur zogu 99 milionë vjeçar

Postuar në 11 Qershor, 2017 19:15

Kërkuesit e gjetën zogun që i përket llojit të enantiornithes në rrëshirë, në një gjendje shumë të mirë. Zogu në fjalë ka qenë bashkëkohës i dinosaurëve. 

Raporti i Antidrogës italiane, 347.15% më shumë marijuanë nga Shqipëria për vitin 2016

Postuar në 11 Qershor, 2017 18:57

Top-Channel raporton sot për një raport të Antidrogës italiane për vitin 2016 nga i cili rezulton se trafiku i marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë është rritur me 347.15%  krahasuar me vitin 2015. Sipas këtij dokumenti, droga e tipit marijuanë është dërguar nga Vlora me gomone, ose ga Durrësi përmes portit me anijet e linjës, një tregues ky që flet për bashkëpunim dhe struktura të mirëorganizuara.

Tjetër mesazh se pas zgjedhjeve mund të kemi qeveri PS-PD

Postuar në 11 Qershor, 2017 18:46

Kryeministri Rama ka lënë edhe njëherë të nënkuptohet se në rast se Partia Socialiste nuk merr 71 mandate për të qeverisur e vetme, koalicioni qeverisës nuk do jetë me parti që shantazhojnë me kërkesa për marrje drejtorish. Çka do të thotë se opsioni më i mundshëm është ai i një qeverisje PS-PD. Kjo kuptohet nga mesazhi që kryeministri dha në komunikimin e javës.

Zgjdhjet më të këqija që do të shpallen si më të mirat*

Postuar në 11 Qershor, 2017 14:07

Përveç korrupsionit, Qeveria Rama-Meta-Idrizi favorizoi edhe dy fenomene të tjera, kriminalizimin e shtetit dhe kanabizimin e vendit.

Mikel Shallari vrasësi i dyshuar i Cukut, nuk dihet porositësi

Postuar në 11 Qershor, 2017 13:54

Një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit po shkon drejt zbardhjes. Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori tha në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.

Lutje Erdoganit të hapë Wikipedia-n

Postuar në 11 Qershor, 2017 11:46

Sudentët në Turqi i kanë kërkuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan të zhbllokojë Wikipedian dhe t'i i lejojë të kenë akses në informacionin që duan. Nga prilli i kaluar qeveria turke ka bllokuar qasjen në një nga burimet më të mëdha të informacionit online  në mbarë botën. Ishte vetë Presidenti turk që urdhëroi bllokimin 

Video e re e sulmit në parlamentin iranian

Postuar në 11 Qershor, 2017 11:18

"Mentaliteti i shteteve kombe po e pengon BE-në"

Postuar në 11 Qershor, 2017 10:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, konfirmon një qasje të re të BE-së në çështjet e mbrojtjes. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ai tregohet i matur në interpretimin e qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump, por shprehet i prerë se Europa duhet të ndryshojë kursin në drejtim të politikave të mbrojtjes. 

Fotokopja e Shqipërisë, Maqedonia legalizon 180 mijë ndërtime pa leje që nga viti 2011

Postuar në 11 Qershor, 2017 10:08

Ndërtimet pa leje janë një llojë emëruesi i përbashkët në Ballkan. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që dihet që e kanë këtë problem, pak ditë më parë bëri bujë lajmi I prishjes së një xhamie pa leje në Beograd. Mirëpo duket se nuk mbaron këtu. Maqedonia fqinje ka pothuajse të njëjtën përhapjentë dukurisë sa Shqipëria. Agjencia “Mia” raporton se Kadastra maqedonase ka bërë të ditur legalizmin e 180 mijë shtëpive dhe ndërtimeve pa leje që nga viti 2011 kur nisi procesi në fjalë.

Fushatë dhe gallatë/Në Tiranë po festohet për një shesh

Postuar në 10 Qershor, 2017 22:49

Festimet komike në sheshin “Skënderbej” ja kanë kaluar çdo mitingu. Mundet të pyeten ata njerëz që ishin aty: Çfarë po festoni?  Me siguri do thonë: Sheshin që është bërë i bukur.

Përtej kësaj, duket se ceremonia ku ka marrë pjesë Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka disa probleme me ligjin elektoral.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS