Legalizimi është antikushtetues
Në Shqipërinë e dhjetë- vjeçarit të fundit të shekullit XX dhe dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI u bë i zakontë fenomeni i pushtimit të tokës dhe ndërtimit të paligjshëm. Kjo gjendje fakti u zhvillua aq shumë sa në programin politik të Kuvendit u vendos rregullimi me ligj i gjithçkaje që ndodhi në kundërshtim me ligjin përgjatë 20 viteve. Për të zgjidhur këtë çështje Kuvendi miratoi Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (në vijim ligji i legalizimit).
Hahn reagon për "diletantin nacionalist" Edi Rama
Komisioneri Johannes Hahn pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic u shpreh për deklarat e Rames lidhur me bashkimim e shqiptarëve ne Ballkan. "Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktve dhe të papranueshme"- deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të kryeministrit shqiptar në intervistën për Politico.
Operacionet e së ardhmes
"Dita e Qametit" kaloi pa incidente
Opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar duke bllokuar për 1 orë disa nga aktet nacionale të vendit. Ndryshe nga sa deklaruan eksponentë të qeverisë për rikthim të skenarëve të 97' gjithçka kaloi pa incidente.
Dekalogu i Presidentit/Memoja konfidenciale e PS-së për zgjedhjen e kreut të shtetit
Afrimi i zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit ka vënë në lëvizje një pjesë të deputetëve të Partisë Socialiste të cilët përmes një Memoje, i kanë sugjeruar kreut të PS-së dhe qeverisë, piketat kryesore të “formatit që duhet të ketë presidenti i ri”. Kjo qasje parimisht vjen në pëputhje me qëndrimin e PS-së për këtë çështje në vitin 2012, kur në vend të referimit kushtetues, u artikulua “dakordërsimi për identikitin”.
"Shtet" i Qelepirit
Në vitin 2007, kur Edi Rama arriti fitoren e parë elektorale(jo si shumicë) në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, deklaroi ndër të tjera se “ne fituam në Shqipërinë që paguan taksa”. Ky ishte një eufemizëm i goditur, elegant, që shmangte fyerjen që sjellin frazat direkt apo ironitë e lexueshme, për Shqipërinë e qyteteteve, pse jo qytetare, të civilizuar, të legalizuar, atë që njeh dhe zabton ligjin.
Zgjedhjet presidenciale në Francë: fitorja e Trampit po ndihmon Evropën
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë duket se ka përcaktuar presidentin e ardhshëm të këtij vendi, i cili me shumë mundësi është Emmanuel Macron. Duke qenë se Franca është dhe mbetet motori kryesor i kontinentin evropian dhe modelit të BE-së, këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian si strukturë metamoderne thuajse 70-vjeçare, por edhe për dinamikën ideologjike evropiane e globale.
Ende jo një katastrofë*
Mund të kishte ndodhur edhe më keq, por megjithatë rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë (23.04) nuk të bën të lumtur. Populistja e djathtë, Marine Le Pen renditet e dyta dhe futet në balotazh duke arritur suksesin më të madh politik të saj. Nacionalistja e pa frenuar është në ofensivë. Që nga marrja në dorë e kryesimit të partisë nga babai i saj antisemitist, ajo e ka udhëhequr Front National drejt suksesit - fillimisht në zgjedhjet lokale, ato europiane dhe tani në zgjedhjet presidenciale.
FREXIT apo BE?
Zgjedhjet presidenciale në Francë kalojnë drejt balotazhit mes një socialisti - Macron - dhe një të djathi ekstrem si Le Pen.
"Serbia duhet të harrojë atë çka duhet të harrojë dhe të mësojë atë që duhet të mësojë"*
Dy përgjigje që duhet të japë shteti i Kosovës
Përgjigjja e parë
Me politikën e saj, me sjelljet e saj, me deklarimet e saj udhëheqja politike e shtetërore e Kosovës dhe populli shqiptar i Kosovës e kanë dëshmuar përkushtimin e sotëm dhe përkushtimin e ardhshëm, që mund ta quajmë historik, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian.
Në këtë përkushtim janë të përmbajtura mendimet dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata sidomos ndaj SHBA-ve.