Protesta e Verrisë "zhvendoset" në Fier

Postuar në 26 Prill, 2017 09:12

Banorët e Verrisë që kanë kohë që protestojnë kundër ndërtimit të një impianti mbetjesh, janë nisur sot në këmbë drejt Fierit ku do të kërkojnë të takohen me kreun e Bashkisë, Armando Subashi. 

Nevoja për një kompani ajrore shtetërore

Postuar në 26 Prill, 2017 09:05

Nisur nga viti 2000 në Evropë ka pasur një rritje të lëvizjes së pasagjerëve me anë të transportit ajror në nivelin 7.4% në vit dhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil ( ICAO), kjo rritje do të vazhdojë edhe për vitet në vazhdim. Kjo rritje e lëvizjes së pasagjerëve nga ajri në Shqipëri ka qenë shumë herë më e madhe se në Evropë. Që nga ky vit e deri më sot aviacioni civil në Shqipëri ka parë ngritjen dhe rënien e disa kompanive ajrore përfshi edhe kompaninë e vetme shtetërore “Albanian Airlines”.

Kritikë shkeljeve, operacion plastik në Kishën e Labovës së Kryqit

Postuar në 26 Prill, 2017 08:32

Kjo është një përgjigje për kolegun tim Arkitekt Restaurator Reshat Gega, i cili para disa ditësh ka njoftuar mbi “dëmtimet kriminale që po kryhen aktualisht  në Kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit“, të cilën e çmoj si reagim profesional me kurajo qytetarie (Reshat Gega, Alarm, po shkatërrojnë Kishës e Labovës së Kryqit, Dritare.net, 15.04.2017). E kam të lehtë t’i bashkohem denoncimit tënd i nderuar koleg, sepse je ndër të paktët arkitektë restauratorë idealistë të mësuar që i kanë mbetur këtij vendi prej shkollës klasike të viteve 70’-80’.

Komentet nacionaliste të Ramës dhe Thaçit, Vuçiç: Koordinim me një shërbim të huaj

Postuar në 26 Prill, 2017 01:33

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ndërkohë president i zgjedhur i këtij vendi, ka shprehur një mendim të vetin për ato që ai i quajti si deklarata për Shqipërinë e Madhe nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu. Duke folur në Leskovac, Vçiç tha se dekkarimet e Ramës dhe drejtuesve të tjerë në Prishtinë dhe Preshevë janë të koordinuara, çka sipas tij shtrojnë disa çështje:

A janë duke e bërë shqiptarët këtë vetë apo në koordinim me dikë tjetër – ndoshta dikush në një kontinent tjetër – pse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre?

Zbardhen lëshimet e Ramës, PPE heq dorë nga negocimi

Postuar në 26 Prill, 2017 00:32

Kanë qenë dy ndërmjetësit e Parlamentit Europian David McAllister e Knut Fleckenstein që kanë zbardhur pozicionet e palëve në negociatat që u zhvilluan të ndara. Në një deklaratë të shkurtër zyrtarët europianë njohën opinionin publik me çështjet e diskutuara shumë prej  të cilave shqetësime të opozitës.

Pesë çështje që duhen zgjidhur pas dështimit të negociatave

Postuar në 25 Prill, 2017 23:22

Dështimi i neogciatave me ndërmjetësimin e huaj, përtej drafteve dhe veprimeve se kush doli i parë, kush tha çfarë, kanë rëndësi për persepktivën që krijojnë.

Një hartë e Tokës nëse akulli shkrin

Postuar në 25 Prill, 2017 22:46

“Njerëzit e zakonshëm kanë humbur besimin tek sistemi”

Postuar në 25 Prill, 2017 22:27

Përktheu: Ilir Sinanaj

Ndërsa liderët financiarë të botës mblidhen për takimet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, shumë punëtorë nëpër botë po kërkojnë ndryshime rrënjësore, pasi ata ndjejnë se nuk po u dëgjohen zërat. Ata që duhet t’i përfaqësojnë nuk duhet të shpërfillin më këtë zemëratë dhe zhgënjim.

Ndërmjetësimi europian, pa zgjidhje. Rama del komod nga negociatat

Postuar në 25 Prill, 2017 20:23

Nga raundi i parë i negociatave me ndërmjetësit europianë  David McAllister dhe Knut Fleckenstein duket se ka dalë i kënaqur vetëm kryeministri Rama. Në thelb drafti i propozuar prej misionit përputhje me disa qëndrime të qeverisë, çka ka e ka bërë edhe me komod pjesëmarrjen e Ramës në këtë takim.

Boja e legalizimeve, Lezha një shembull që demaskon shfaqjet e kryeministrit

Postuar në 25 Prill, 2017 18:07

Ka kohë që propaganda përdoret për të mbuluar “pisllëqet” e pushtetit edhe në çështje që janë konsideruar si arritje madhore të kësaj qeverie. Vetë kryeministri shëtit fshat më fshat me një mikrofon në dorë duke u vënë festen hallexhinjve që marrin në dorë nga një tapi legalizimi të shoqëruar me limonadat elektorale të kryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Me hapjen e platformës televizive personale ERTV, Edi Rama është kujdesur që në publik të dalë vetëm retorika e tij për çka po bën qeveria.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS