Marrëveshja e 18 majit - PS-PD heqin kryetarin e LSI-së nga qeveria
Ky është dokumenti i shpërndarë nga Zyra e Shtypit e PS-së dhe PD-së që cilësohet prej tyre si Marrëveshja e negociuar mes kryeministrit dhe kreut të PD-së.
MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017
Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.
Dojaka nuk heq dorë nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor. Data e zgjedhjeve në kufij të ligjit
Nëse dispozitat e Kodit Zgjedhor anashkalohen, atëherë është hapur rruga për çdo ankimim në të ardhmen
Partia Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ankimi I vet në Kolegjin Zgjedhor ku ka depozituar kërkesë kundërshtinë e vet për listat e kandidatëve. Kolegjji ka vendosur të shtyjë në datën 22 maj shqyrtimin e kërkesës së PAP dhe në seancë do të thirren 15 partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit.
Bravo Çuna!
Marrëveshja për zgjedhje të Lira e të ndershme është përshëndetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila vlerëson lidershipin e treguar nga Rama e Basha dhe durimin e popullit shqiptar. Ka reaguar edhe Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian, që thekson se marrëveshja për zgjedhje të lira e të ndershme është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Edhe OSBE-ODIHR ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me aktorët politikë për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.
Ndërmjetësi i krizës flet për ndikimin e Rusisë në Shqipëri e Ballkan
Me përfundimin e turit në ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri e Maqedoni, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brahian Ji raportoi në nënkomitetin e senatit për situatën në Ballkan. Siç raporton Radio Europa e Lirë, zyrtari i lartë i Departamentit të paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.
Bekim Fehmiu, imazh i një pulle postare në Serbi
"Mali i Zi në NATO - izolim pozitiv ndaj projekteve nacionaliste si ato të Edi Ramës"
Paul Schwartz, ekspert dhe bashkëpunëtor i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans” në të cilën vë theksin te roli në rritje i Rusisë dhe mundësitë e destabilizimit të rajonit. Skenarët që janë hedhur së fundmi për nëj Ballkan që merr sërish flakë janë shumë, por teza ruse është këmbëngulëse në shumicën e analizave që duhet thënë se kanë një predispozitë për të kërkuar te prezenca e Moskës një problem sigurie.
KE gjobit me 110 milionë euro Facebook. Mashtroi në momentin e blerjes së WhatsApp
Koomisioni Europian ka gjobitur Facebook me 110 milionë euro për mashtrim apo keqinformim lidhur me blerjen e programit të komunikimit telefonik WhatsApp. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Twitter nga Komisionerja për Konkurencën, Margrethe Vestager, e cila ka referuar një njoftim zyrtar të KE-së.
Hija e Wehrmachtit në ushtrinë gjermane*
Çdo ushtri e botës kujdeset për traditat. Këngë ushtarësh, simbole, objekte të kohës dhe histori për trimëri dhe heroizëm në luftë - të gjitha këto kanë synimin që t'i nxitin ushtarët aktivë. Të vjetrit janë modeli. Kjo ndoshta tingëllon e çuditshme për ata që nuk kanë përvojë me ushtrinë. Por nga pikëpamja e ushtarëve, të cilët rrezikojnë jetën për vendin e tyre, kjo është e rëndësishme - për kohezionin social në trupë, por edhe për identitetin.
Marrëveshje dypalëshe (Video)
Politika vërtetoi edhe njëherë raportin e paqëndrueshëm me seriozitetin që i jep vetes sidomos në periudha krizash. Referuar retorikës së artikuluar 3 muajt e fundit, "kryetari i Republikës së Re" dhe ai i "Republikës së Vjetër" shtrënguan duart duke u gdhirë 18 Maji me lajmin për arritjen e një marrëveshje që sipas tyre e çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.
ERTV censuron videon e "takimit" Rama - Basha
Pak para takimit të partive parlamentare një "takim" spontan mes Ramës dhe Bashës ka ndodhur në rrugë.