Raport për eleminimin e spiunëve të CIA-s në Kinë
Gazeta "New York Times" thotw se brenda dy vitesh janë arrestuar apo vrarë 20 "burime" të informacioneve amerikane nw Kinw. (NYT) i referohet në artikullin e saj shumë burimeve nga qeveria e tanishme amerikane. Sipas këtyre burimeve, prej vitit 2010 deri në 2012 janë arrestuar rreth 20 bashkëpunëtorë të CIA-s në Kinë. Mendohet se 12 prej tyre janë vrarë. Ndërsa një informant është pushkatuar madje para kolegëve të tij, siç duket, si një lloj paralajmërimi për aktivitetet e tij të spiunimit në favor të SHBA.
Qethje me zjarr, do ta provonit?
Trump feston marrëveshjen me Arabinë Saudite me vallen e shpatave
Sakrifikojmë pushtet, për të bërë "shtet"
Kushtetuta është marrëveshje. Kjo dihet fare mirë. Kushtetuta e Shqipërisë është marrëveshje e dyfishtë, pasi ndryshimi i saj u bë natën, jashtë salle, si pasojë e vendimmarrjes personale të dy njerëzve: Sali BErishës dhe Edi Ramës. Në vitin 2008 kur ndodhi kjo, i pari ishte kryeministër, i dyti kryetar Bashkie dhe partie.
Zbardhen rregullat e brendshme të Facebook për moderimin e përmbajtjes së postuar
Gazeta britanike “The Guardian” publikon sot një investigim mbi rregullat e brendshme të Facebook, rrjeti më I madh social, I cili është akuzuar shpesh për keqpërdorim të dhënash dhe qasje jo të mirë ndaj privatësisë. Gazeta deklaron se ka parë 100 materiale të brendshme, manuale etj., të cilat normojnë rregullat e punës së Facebook, duke nisur që nga kontrolli I materialeve pornografike, urrjejtja, dhuna etj.. 4500 moderatorë përmbajtjeje dhe plaifikim për rekrutim të 3000 të tjerëve, ky është personeli që modern atë që postohet.
Lufta kundër Gylen, Erdogan sjell kryeprokurorin turk në Tiranë
Turqia ka intensifikuar veprimet në terren për goditjen e elementëve të organizatës Fetullah Gylen edhe në Shqipëri. Pas kërkesave në rrugë diplomatike dhe deklaratave nga krerë të disa agjencive qeveritare turke që veprojnë në Shqipëri, në Tiranë mbërriti Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, i cili kërkoi edhe zyrtarisht bashkëpunimin e organeve hetimore të të dy vendeve për këtë çështje.
Rama përjashton qeveri PS-PD pas zgjedhjeve
Në komunikimin e përjavshëm në Facebook kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje zërave që e kanë kritikuar marrëveshjen mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si një bashkëqeverisje ne kurriz të popullit dhe partive të vogla.
Londra refuzon të paguajë faturën e Brexit
Londra është tejet e acaruar me BE-në pas kërkesës për dëmshpërblim që lidhet me Brexit. Sekretari britanik David Davis, përgjegjës për çështjet e daljes nga BE-ja kërcënoi se Anglia do të tërhiqet nga negociatat e Brexit nëse Brukseli kërkon dëmshpërblim në shuma të mëdha.
"Negociatat do të zhyten në kaos. Madje edhe 1 miliard sterlina konsiderohen si" të holla të mëdha"- tha ministri britanik në një intervistë për The Sunday Times.
Konseguencat fetare për 25 qershorin burojnë nga një tjetër marrëveshje
Komenteve politikë për datën e zgjedhjeve që sipas marrëveshjes Rama-Basha u vendos të jetë 25 Qershori iu shtuan edhe reagimet e disa klerikëve muslimanë për shkak të përkimit të kësaj date me ditën e Bajramit. Myftiu i Shkodrës e quajti caktimin e kësaj date si prekje të shenjtërisë së festës fetare të Bajramit dhe një kufi të ndaluar për politiken.
Shqiptaria si fe civile
Një nga parullat më të njohura të Rilindjes Kombëtare, që madje mund të konsiderohet si motoja e lëvizjes kombëtare shqiptare, është vargu i Vaso Pashës “feja e shqyptarit asht shqyptaria”. Parulla përgjithësisht është kuptuar si një thirrje nacionaliste për bashkimin rreth idesë së kombit dhe për të mos lejuar përçarjen dhe grindjen midis shqiptarëve për arsye të përkatësive të tyre fetare.