"Panorama"/Basha: Deputetët që shesin mandatin, e humbasin atë
Një ditë më parë u bë e njohur se me ndryshimet e reja ligjore, shitblerja e votës dënohet me burg. Diçka absurde që i shtohet absurditeti juridik ku po hyn vendi. Një nga deputetët e PD-së, Astrit Patozi, pyese se çfarë dënimi parashikohet nëse një deputet kalon me një parti tjetër, pra nëse e shet mandatin e vet. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, gazeta “Panorama” njofton sot përgjigjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili për kujtesë duhet thënë se ka përfunduar studimet për jurisprudencë. Basha sipas “Panorama” ka deklaruar se “Lidhur me pyetjen shumë të drejtë të z.
Fotolajm/Betimi i zv.kryeminstres Mandia dhe ministrave në Presidencë
Njoftimi i Presidencës: "Zv/Kryeministrja Mandija dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Demiraj, Vukaj, Karabina, Bardhi, Kërtusha, Beqiri betohen para Presidentit Nishani".
Muze përgjimesh në një botë të hipersurvejuar
Mund të kishte një muze të Luftës së Ftohtë, sikundër një Muze të Pavarësisë, apo të Mbretërisë. Kështu edhe Tirana do të niste t’u ngjante sadopak ëndrrave për ta bërë kryeqytet europian. Qeveria ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të improvizimit, duke rijetësuar siç e thotë edhe fjala e sotme, ndërtesa që dikur luanin funksione të caktuara për regjimin e Enver Hoxhës. Kështu me Bunk’Art 1, në objektin e tunelizuar të Shtabit të Përgjithshëm, kështu edhe me të ashtuquajturën Shtëpi e Gjetheve, apo godina ku dikur ishte instaluar njësia e përgjimeve e Sigurimit të Shtetit.
Vuçiç: Anëtarësimi i Serbisë në NATO zgjidh shumë probleme për Serbinë
Presidenti i zgjedhur serb ka përsëritur qëndrimin për neutralitet, por ka bërë një anim të lehtë nga Perëndimi
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një sinjal të hënën gjatë një leksioni të mbajtur në Fakultetin e SIgurisë në Beograd, kur ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte shumë probleme për Serbinë. Por sipas tij një gjë e tillë do të shkonte ndesh me 75% të vullnetit të kombit serb, një balancë kjo që mban si status më të përshtatshëm neutralitetin e tanishëm.
Shpërthim në Mançester/ 22 të vdekur dhe 59 të plagosur
Nuk ka një shkak zyrtar për shpërthimin, por policia po përqendrohet te sulmi terrorist. Këngëtarja Ariana Grande që jepte koncert në Manchester Arena ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen.
Cher mbushi 71 vjeç!!!
"Erjon, kam dash me t'pyet: ça kuptimi ka titulli "Çelësi i Qytetit""? "Ka kuptimin: Ha dhe fli ku të duash paguan Bashkia". "S'ja vleka fare"
"U miratua vettingu. Moment fantastik në jetën time"
Kryeministri Edi Rama duket se e ka përjetim unik në jetën e vet miratimin e vettingut.
KIC 8462852 - "ylli i alienëve" nis të pulsojë sërish
Ministri i Jashtëm: Bashkëqeverisja PS-PD, e mundshme pas 25 qershorit
Ajo që nis më 18 maj pritet të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Nën emrin e reformave dhe integrimit, PS-ja dhe PD-ja kanë hapur derën e bashkëqeverisjes në ekzekutiv edhe pse nuk preferojnë që ta quajnë të tillë. I pyetur për këtë çështje në Report Tv, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se objektiv i PS-së mbetet kapja e 71 mandateve dhe programi. Në të kundërt siç tha vendos matematika e votave, pa përjashtuar këtu PD-në.