Pensionohen 47 drejtuesit më të lartë të ushtrisë greke, Dendias: Kemi më shumë se SHBA

Postuar në 10 Janar, 2025 22:26

Ministria e Mbrojtjes së Greqisë ka vendosur pensionimin e 47 ushtarakëve të lartë, përfshirë kreun e ushtrisë, Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë, kreun e Marinës dhe të Forcave Ajrore. 

Mund të duken si të papritura, por këto janë një hap i vendosur që pasojnë vendime për bashkimin e njësive ushtarake dhe vënien në jetë të një Strukture të re të Forcës, aprovuar nga Parlamenti dhe Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes

Hollandezët e Dreyfus Company ofrohen për të blerë 21% të aksioneve të Portit të Selanikut

Postuar në 10 Janar, 2025 21:36

Një firmë hollandeze, LeonidsPort B.V, e themeluar nga anëtarë të familjes Louis-Dreyfus, kanë paraqitur pa kërkim një ofertë për të blerë 21% të Autoritetit Portual të Selanikut.

"Ëndërroj, pra Jam" - 100 vjet Surrealizëm

Postuar në 10 Janar, 2025 20:09

 

Tensione diplomatike mes Serbisë dhe Bosnjes. Beogradi cilëson si provokim vizitën e Kurtit në Sarajevë

Postuar në 10 Janar, 2025 15:07

Beogradi dhe Sarajeva janë përfshirë në një lloj tensioni diplomatik që ka mbërritur në deklarata reciproke. Pjesëmarrja e zyratrëve të lartë të shtetit serb më 9 janar në atë që njihet si Dita e Republikës Srpska, ka sjellë një notë zyrtare nga Sarajeva, e cila e quan antikushtetuese aktin në fjalë. Përkundër këtij veprimi, Beogradi ka reaguar me një deklaratë zyrtare duke dalë në një çështje për të cilën deri më tani ka mbajtur një heshtje artificiale.

"Ryanair" ndërpret fluturimet nga Beogradi: Shumë shtrenjtë dhe aeroport në gjendje të keqe

Postuar në 10 Janar, 2025 13:53

Një ndër drejtuesit e komapnisë së njohur ajrore, “Ryanair”, Jason McGunness, ka kritikuar hapur cilësinë e shërbimebe në aeroportin e Beogradit, “Nilola Tesla” duke shtuar se pjesë e problemit është koncesionari francez, “VINCI” që sipas tij, nuk do të dijë për gjendjen aktuale.

Mos lejoni koncesionarët e huaj të menaxhojnë aeroportet tuaja sepse atyre u intereson vetëm fitimi. Nuk duan të dinë për zhvillimin e aeroportit, biznesin apo krijimin e vendeve të punës

Scholz bllokoi 3 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Postuar në 10 Janar, 2025 13:43

Në ikje e sipër, kancelari gjerman, Olaf Scholz, përballet edhe me disa “akuza” për bllokim të një ndihme prej 3 miliardë eurosh ndaj Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur revista “Spiegel” sipas të cilës propozimi u bë nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock dhe ai i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe përmes tij sugjerohej furnizimi i Ukrainës me sisteme kritike, përfshirë bateritë Iris-T për mbrojtjen ajrore.

Trump flet për përgatitjen e një takimi me Putin

Postuar në 10 Janar, 2025 10:35

Presidenti i ri i ShBA, Donald Trump, ka deklaruar se është duke u përgatitur një takim i tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Lajmi referohet nga mediat dhe sipas Trump ka një vullnet të dyanshëm për të mbyllur konfliktin në Ukrainë.

Sllovakia kërcënon Ukrainën me veto në për shkak të gazit

Postuar në 09 Janar, 2025 16:30

Marrëdhëniet e Bratislavës me Ukrainën po shkojnë drejt tensionimit, e me gjasë do të interferojnë edhe në unionin europian. Shkak është bërë gazi dhe tranziti i tij përmes Ukrainës. Lidhur me këtë çështje kryeministri sllovak Robert Fico,  ka bërë demarshe në Moskë, ku zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Joseph Aoun betohet si president i ri i Libanit

Postuar në 09 Janar, 2025 16:05

Joseph Aoun, një gjeneral i ushtrisë, është betuar si presidenti i ri i Libanit. Ai ka bërë betimin para deputetëve, duke theksuar “krizën akute” përmes së cilës po kalon vendi.

Ndër të tjera, Aoun ka premtuar miratimin e ligjeve për pavarësinë e gjyqësorit dhe një doktrinë të re për mbrojtjen që sipas tij “do ta mbrojë vendin nga agresioni izraelit”.

Sanksione të reja për politikanë të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 09 Janar, 2025 00:14

 

Presidenti i ShBA, Joe Biden ka firmosur sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit amendon dispozita të urdhërit ekzekutiv nr. 14033, të datës 8 qershor 2021, përmes të cilir bllokohet pasuria dhe ndalohet hyrja në ShBA e personave të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS