Bjellorusia njofton dislokimin e raketave hipersonike "Oreshnik" në territorin e saj

Ministri bjellorusus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin ka deklaruar se dislokimi në territorin e vendit të tij të sistemit rus “Oreshnik” ishte një masë replikuese ndaj përgjigje të provokimeve nga Perëndimi.
Më shumë se një vit më parë, armë taktike bërthamore u stacionuan në territorin tonë dhe ato janë përditësuar së fundmi. Hapi i fundit i realizuar nën direktivat e krerëve të shteteve tona ishte dislokimi i sistemit “Oreshnik”
ka thënë ai.
Sistemi në fjalë bën pjesë në klasin e raketave hipersonike të afta për mbushje bërthamore dhe kanë rreze 5 500 km. Rusia goditi Dnipron me një raketë të tillë vitin e kaluar, por pa përdorur mbushje bërthamore. Sistemi ka përdorim strategjik për goditje të qyteteve të mëdha europiane, ashtu edhe për përdorim taktiik për goditjen e trupave dhe mjeteve ushtarake tokësore.
Analistë të ndryshëm vënë në dukje se dislokimi i sistemit në Bjellorusi ka të bëjë kryesisht me armatosjen e shpejtë dhe shumplanëse të vendeve anëtare të NATO-s në kufi me të. Më 22 maj të këtij viti, Gjermania inauguroi Brigadën e 45-të të blinduar që u stacionua në Vilnius, kryeqyteti lituanez.
Një njësi e tillë sugjeron eventualitetin e operacioneve ushtarake të nivelit të lartë dhe vetëm 150 km nga Minsku, kryeqyteti bjellorus. Brigada në fjalë ka në organikën e vet tanke Leopard 2A8. Polonia po ashtu është shndërruar një fuqi reale ushatrake dhe së fundmi ka bërë blerje masive nga Korea e Veriut përfshirë tanke K2, sisteme K9 dhe sisteme të qitjeve raketore Chunmoo.
Bjellorusia ka qenë historikisht rruga e penetrimit tokësor ushtarak drejt Rusisë.

Add new comment