Jem njerëz me takt. Bisedimet për Ukrainën mund të zhvillohen në Beograd

Postuar në 23 Dhjetor, 2025 17:24

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric është shprehur pro planit të presidentit amerikand Donald Trump për Ukrainën, duke ofruar madje që Beogradi të jetë vend i bisedimeve të ardhshme.

Paqja në Ukrainë është problem më shqetësues në Europë. Ne mbështesim fuqimisht planin e paqes të presidentit Trump dhe të gjitha nismat që mund t’i japin fund përplasjeve. Beogradi mund të shërbejë si vendtakimi pasi është ndër të paktët kryeqytete që mund të arrihen drejtpërdrejt nga SHBA, Europa, Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme. Përveç kësaj jemi të njohur si mikpritës me takt

ka thënë ai në një intervistë për gjermane “Der Spiegel”. Propozimi vjen pas bisedimeve të zhvilluara në SHBA mes delegacioneve rusë, amerikaen dhe ukrainase. Po kështu së fundmi në Serbi është tërhequr një projekt me financim të Jared Kushner, duke krijuar një lloj distance të re mes Serbisë dhe SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.