Propaganda serbe në studiot e mediave shqipe
30 vite kritikë ndaj lajmit serb në mediat shqiptare. Sa keq, sot kjo kritikë u argumentua dhe është alarm kombëtar.
Si t’ju besojmë juve, (pa) kryeredaktorë, që për dekada si "burim" informacioni e keni pasur çiftin e Fatmir Shehollit dhe Mehmet Locit; figura të lidhura me UDB-ën, spiunazhin dhe propagandën serbe? Apo jo, AGK.
Euro digjitale - liri, siguri dhe autonomi për Europën
Shpesh mendoj për rolin e BQE-së si mbrojtëse e euros. Euro është më shumë sesa thjesht një monedhë. Është një angazhim, një angazhim për stabilitet, për unitet dhe për një fat të përbashkët evropian. Një fat i ndërtuar mbi paqen dhe prosperitetin. Megjithatë, ndërsa shikojmë kufijtë e Evropës jo shumë larg nga këtu, sfidat për paqen dhe prosperitetin janë shumë të dukshme.
Hetim për rrjet spiunazhi hungarez në KE. Pikëpyetje mbi Komisionerin Oliver Varhelyi
Komisioni Europian ka nisur një hetim rreth raportimeve në media për një rrjet spiunazhi hungarez që synonte rekrutimin e punonjësve të BE-së në Bruksel me synim për t’i kthyer në informatorë. Sipas raportimeve agjentët kanë pozuar si diplomatë të Përfaqësisë së Përhershme hungareze në BE dhe ata kanë tentuar edhe stafin hunagrez të KE-së, ku relatohen dosje sensitive.
Ne do të ngremë një grup të brendshëm për të analizuar këto hamendësime
OKB shkurton me 25% trupat e veta paqeruajtëse
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar në mënyrë joformale për momentin se do të shkurtojë 25% të forcës së vet të kaskave blu.
Shkurtimet, të njoftuara nga zyrtarë të OKB-së në kushte anonimati, prekin edhe stafet dhe misionet civile, në total për një numër prej 13 000- 14 000 trupash.
Vendimi është i detyruar nga fondet e tërhequra prej SHBA, që mbulonin rreth 26% të shpenzimeve të organizatës, ndërkohë që Kina mbulon 24%.
Kompania kroate JANAF pezullon furnizimin me naftë të Serbisë
Kompania kroate e transmetimit të gazit, JANAF, ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit për Serbinë. Përmes një njoftimi zyrtar kompania bën me dije se kompania serbe NIS nuk ka marrë dot liçencën e kërkuar për të vazhduar zbatimin e kontratës së transportit të naftës krudo, duke detyruar ndërprerjen e saj që nga data 8 tetor.
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidenti për zgjedhjet në Tiranë
Dekreti i Presidenti Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëndorit në Tiranë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Sot njoftohet se Gjykata vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike më datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.
Kina vendos kushtëzime për çdo kompani që përdor mineralet e rralla të nxjerra në territorrin e saj
"Financial Times" raporton se Kina ka vendosur të ushtrojë presion maksimal dhe të kushtëzojë shitjene e mineraleve të rralla, një sektor ku ajo ka pozicion dominues.
Sipas Ministrisë së Tregtisë kineze, kompanitë e huaja, prodhimet e eksportit të të cilave kanë edhe gjurmë të mineraleve të rralla nga Kina apo që janë prodhuar duke përdorur mineralet në fjalë, do të duhet të marrin aprovim për shitjen e tyre.
Pala kineze thotë se kjo bëhet për të mbrojtur interesat kombëtare të sigurisë dhe për të mos lejuar që këto minerale të përdoren në sektorin ushtarak.
Një kryebashkiak nga SHBA me figurën kyçe të çështjes McGonigal
I kanë mbetur pak më shumë se dhjetë javë si kryetar bashkie, megjithatë Eric Adams me sa duket ka vendosur të heqë edhe një vend nga lista e vendeve që dëshiron të vizitojë ndërsa është ende në detyrë: Shqipërinë. Z. Adams fluturoi për në vendin ballkanik të dielën për ato që një ndihmës i tha se ishin bisedime mbi biznesin dhe turizmin. Ai gjithashtu do të takohej me kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili luajti një rol të spikatur në ndjekjen penale të suksesshme për korrupsion të një ish-agjenti të lartë të FBI-së, në vitin 2023.
Llapësat e Darkës mbeten vetëm. PD bojkoton debatet me analistët
Partia Demokrarike njofton se ka marrë një vendim: nuk do të përfaqësohet në asnjë studio televizive nëse përballë nuk ka kundërshtarët e vet politikë.
Edi Paloka, deputet, e cilëson debatin e deputetëve me analistët si asimetrik, duke përdorur termin Lapangjoz. Vendimi duket se është sugjeruar nga kryetari I PD-së, Berisha, duke sanksionuar kështu një marrëdhënie të re.
Maria nuk vret dot
Më poshtë një reagim në rrjetet sociale nga vajza e poetit Lasgush Poradeci që deklaron se ka 32 vite zyrave për pronën e saj. Ajo pyet: Si duhet të sillem unë? Pa hyrë në meritën e çështjes, zvarritja është pjesë punës në drejtësinë e këtij vendi.

