Rasti në KLP: A mundet një prokuror të ankohet kundër një gjyqtari në ambasadën amerikane?

Postuar në 14 Prill, 2026 19:47

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore "Vërejtje publike" ndaj një prokuroreje në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rasti në fjalë lidhet me pretendimet e prokurores për një “vendimmarrje abuzive nga ana e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, e cila ka ndryshuar një masë sigurie ndaj një personi nën hetim për akuzën prodhim dhe shitje narkotikësh, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”. 

Duke e konsideruar të paprecedentë, haptazi abuziv dhe të pambështetur në ligj vendimin e gjykatësit, prokurorja i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me një ankesë, duke vënë në dijeni edhe disa institucione të tjera, brenda dhe jashtë sistemit të Drejtësisë, si: Prokurorin e Përgjithshëm, Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në lidhje me këtë, ndaj prokurores ILD ka nisur një hetim disiplinor, përfundimet e të cilit i ka dërguar në KLP me kërkesën për masë disiplinore për të.  

ILD ka vlerësuar se në lidhje me rastin e prokurores, ka dyshim i arsyeshëm se mund “të jenë ndërmarrë veprime apo sjellje të cilat prima facie, nuk janë në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore të organizimit dhe funksionimit të organit të prokurorisë, në aspekt të ndërhyrjes ose ndikimit në ushtrimin e funksionit të një magjistrati tjetër, apo shkeljen e rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, për të cilat merr dijeni për shkak të funksionit të magjistratit ose qe rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar, sipas parashikimeve të nenit 102, pika 1, shkronja "c" dhe j, të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Sipas ILD, prokurorja ka kryer tre shkelje: Ndërhyrja ose ndikimi i padrejtë në ushtrimin e funksionit të një magjistrati tjetër; shkelja e rëndë ose e përsëritur e dispozitave ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave ose prokurorisë dhe shkelja e rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit. 

Më shumicë votash, KLP vendosi rrëzimin e kërkesës së ILD. Lidhur me shkeljen e parë, Këshilli e quan të drejtë Vendimin e Inspektorit i cili në mbështetje të nenit 134, pika 1, shkronja "a", të ligjit 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, e ka mbyllur hetimin, pasi rezultatet e hetimit kanë çuar drejt përfundimit se provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore, në rastin konkret të shkeljes së parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja "c" e ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar. 

Në lidhje me shkeljen e dytë, KLP argumenton se “nënshkrimi përtej kompetencave ligjore i dy shkresave të nxjerra në emër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm *** të kryera këto veprime në mënyrë të përsëritur nga ana e magjistrates *** në shkelje të dispozitave ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin prokurorisë, provojnë konsumimin prej saj të shkeljes disiplinore të parashikuar në nenin 102, pika 1, shkronja "g"e ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Në lidhje me shkeljen e tretë, KLP thotë se “veprimet e prokurores subjekt hetimi disiplinor, që konsistojnë në dërgimin e akteve procedurale, të nënshtruar shqyrtimit gjyqësor, tek institucionet e tjera drejtësisë, nuk përbëjnë publikim të akteve hetimore, nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. Në kuadër të kompetencave që kanë këto institucione, ndarja e informacionit me to, się ka pasur qëllim prokurorja, është bërë në aspekt të informimit të tyre për të përmbushur detyrat e tyre, siç janë ILD, Prokuroria e Përgjithshme apo ajo e Apelit. Në kuadër të efektivitetit të hetimeve, për të mbrojtur qëndrimin e saj, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë një vëmendje të tyre të shtuar. Kjo sjellje nuk është arbitrare, nga ana e prokurorit për të cenuar konfidencialitetin e hetimit, apo akteve. Përcjellja e akteve jo sekrete, ambasadës, nuk mund të konsiderohet publikim me anë të shtypit dhe informacionit masiv”.

Vendimit i bashkëngjitet edhe një opinion pakice, i cili mban firmën e anëtarëve Erind Germenji, Vatë Staka, Sokol Stojani, Moisi Duda dhe Erind Mërkuri. Sipas tyre, ka prova të mjaftueshme që e bëjnë të detyrueshëm vendimin për dhënien e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores. 

Në lidhje me shkeljen e parë, pakica vlerëson se “qëndrimi i shumicës, në këtë rast, jep një mesazh tejet shqetësues, për prokurorinë, sistemin e drejtësisë dhe opinion publik. Ky vendim krijon përshtypjen se një prokuror mund të shkelë rregullat themelore të funksionimit të institucionit, të përdorë vulën zyrtare, të nënshkruajë në emër të prokurorisë pa autorizim dhe, megjithatë, të mos mbajë asnjë përgjegjësi, sepse Këshilli është i gatshëm ta zhvendosë barrën e përgjegjësisë tek administrata”.

Lidhur me shkeljen e rregullave të konfidencialitetit, pakica vlerëson se:

Në thelb, duke pranuar këtë sjellje si të ligjshme, shumica dërgon një mesazh jashtëzakonisht të dëmshëm, se një prokuror mund të ndajë akte procedurale dhe hetimore me çdo përfaqësi të huaj, që ai gjykon se "duhet të informohet", pa pasur nevojë për asnjë autorizim institucional dhe pa asnjë bazë ligjore. Ky interpretim e relativizon parimin e konfidencialitetit, e zbraz nga kuptimi ndalimin e nenit 103, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, dhe, në fakt, e përmbys gjithë logjikën e ruajtjes së integritetit të hetimit. Çfarë ndodh, nëse sipas këtij "precedenti", një prokuror i çfarëdoshëm vendos të dërgojë akte hetimore për një shtetas shqiptar apo funksionar publik në ambasadën e një vendi që nuk ka marrëdhënie miqësore me Shqipërinë? Cila është garancia që këto të dhëna nuk do të përdoren politikisht, nuk do të shpërndahen, apo nuk do të ndikojnë në sigurinë kombëtare? Në mungesë të çdo mekanizmi kontrolli dhe transparence, një sjellje e tillë përbën, thjesht shkelje disiplinore, por një cenim të vetë themeleve të shtetit ligjor.

Këshilli, në vend që të mbrojë parimin e ligjshmërisë dhe sovranitetit, ka zgjedhur një rrugë jo të lehtë, duke heshtur përpara shkeljes dhe duke dhënë sinjalin se mund të justifikohet çdo tejkalim, për sa kohë që nuk publikohet "në shtyp". Ky arsyetim është formalist, por në përmbajtje shkatërrimtar, sepse redukton nocionin e "publikimit" vetëm në dimensionin mediatik dhe injoron qëllimin e ndalimit ligjor, që është ruajtja e hetimit nga çdo ekspozim i paautorizuar, pavarësisht formës. Ligji nuk e ndalon vetëm publikimin në gazeta apо televizion, por çdo përhapje të përmbajtjes së akteve jashtë autoriteteve të autorizuara. Ambasada e një shteti tjetër, nuk është organ i drejtësisë shqiptare dhe nuk ka asnjë rol, në asnjë fazë të procedurës penale. Çdo dërgim i akteve hetimore atje, është përkufizim i qartë i shkeljes së konfidencialitetit. 

Në thelb, vendimi i shumicës krijon një precedent që zhbën të gjithë logjikën e kufijve institucionalë të drejtësisë penale dhe e vendos sistemin përpara një rreziku të ri, ku legjitimon një hapësirë arbitrare, ku një prokuror mund të bëjë "diplomaci hetimore", duke komunikuar për dosjet me ambasada apo përfaqësi të huaja, pa asnjë filtër ligjor dhe pa asnjë kontroll shtetëror. Ky precedent është i palejueshëm, në një shtet të së drejtës.

Gjithashtu, për kalimin e akteve hetimore një ambasade, nuk mund të shërbejë si justifikim edhe Konventa e përmendur nga ana e prokurores, për të cilën edhe vetë shumica nuk mban qëndrim. Konventa e Këshillit të Evropës "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin automatik të të dhënave personale" (e njohur si Konventa 108, e miratuar në Strasburg më 28 janar 1981 dhe e përmirësuar me Protokollin Shtesë 223, ose Konventa 108+), nuk gjen zbatim në rastin e dërgimit të akteve hetimore nga një prokuror tek një ambasadë të një shteti tjetër për disa arsye themelore, që lidhen me qëllimin, fushën e veprimit dhe kufijtë e juridiksionit të kësaj konvente.

Kështu, së pari, ambasada që iu dërguan aktet, përfaqëson një shtet që nuk është palë në këtë Konventë. Së dyti, fusha e zbatimit të Konventës është mbrojtja e të dhënave personale në kuadër të përpunimit të tyre automatik, pra në sisteme informatikë, databaza, regjistra elektronikë apo arkiva të dixhitalizuara. Ajo ka për qëllim garantimin e respektimit të privatësisë së individit në procesin e përpunimit të të dhënave nga autoritete publike apo subjekte private që përdorin teknologji automatike për mbledhje, ruajtje dhe shpërndarje të informacionit personal. Rasti konkret, përkundrazi, nuk ka të bëjë më përpunim të dhënash personale në kuptimin teknik të Konventës, por me përcjellje fizike të dokumenteve procedurale, që përmbajnë të dhëna të ndjeshme të një hetimi penal në zhvillim. Pra, nuk kemi të bëjmë me "transferim automatik të të dhënave" (automated data processing), por me nxjerrje të akteve procedurale jashtë autoriteteve shtetërore, që është çështje konfidencialitetit të hetimit, jo e mbrojtjes së të dhënave personale, në kuptimin e kësaj e Konvente

Lidhur me këtë çështje Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.33, datë 24.3.2026 konstatoi se vendimi i shumicës së KLP, nuk kishte bazë ligjore, llogjike juridike, ishte i paarsyetuar dhe cenonte parimin e ligjshmërisë. Gjykata vendosi që KLP ta rishqyrtojë edhe njëherë rastin duke konsideruar tê gjitha rrethanat dhe faktet e sjelña nga ILD. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.