1000 vjet pas vdekjes/Eshtrat e Car Samuelit zhvendosen në Bullgari

Postuar në 05 Tetor, 2026 23:35

Eshtrat e Car Samuelit janë zhvendosur në Bullgari pas më shumë se 1000 vjet nga vdekja e tij në vitin 1014. 

Eshtrat u gjetën në kufirin grek rreth viteve ’60 të shekullit të shkuar dhe janë transferuar në Bullgari ne ceremoni shtetërore që përfshinin edhe 21 të shtëna topi. 

Car Samueli do të prehet në kishën e Shën Sofisë në Sofje ku mendohet se ai u pagëzua.  

Pretendime për eshtrat e Carit ka edhe Maqedonia e Veriut. Samueli cilësohet si ngjizës i identitetit bullgar dhe ai drejtoi Perandorinë Bullgare që rivalizoi me Bizantin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.