SHBA drejt ndërhyrjes tokësore në Iran. Krizë municionesh në Izrael
Mediat në Izrael kanë pranuar së fundmi se ushtria në vend është detyruar të përgjigjet ndaj sulmeve iraniane me njësi mbrojtëse të vjetra, të modifikuara por jo aq efektive sa sistemet e reja.
Të njëjtat media ia atribuojnë pikërisht këtij fakti suksesin e sulmeve iraniane në Dimona dhe Arad, duke evidentuar krizën e municioneve përkundër një kundërshtari që vepron pa u ndalur në javën e katërt të luftës.
Dështimi në operacionin e nisur ndaj Iranit pranohet nga ppërgatitjet e raportuar së fundmi për një operacion tokësor në Iran, ku sipas mediave amerikane, do të angazhohen mijëra forca speciale dhe të këmbësorisë me synim zonat bregdetare të Iranit dhe ishullin Kharg. Siç mund të merret me mend, SHBA po tenton të sigurojë rrugë kalimet e naftës dhe gazit nisur nga shtrëngimi i madh ekonomik që sjell bllokimi i Ngushticës së Hormuzit.
Deri më tani presidenti amerikan, Trump nuk ka dhënë dritën jeshile për operacionin në fjalë, por ai ka në tavolinë opsionin e ndërhyrjes që parashikohet të zgjasë me muaj.

Add new comment