Impiantet e goditura në konfliktin e Iranit dhe ngushticat kryesore të kalimit të naftës
Lufta në Iran ka nxjerrë në pah më shumë se më parë aspektin ekonomik që është tipari më i globalizuar i saj. Për këtë arsye merr rëndësi Ngushtica e Hormuzit dhe ngushticat e tjera që gëzojnë statusin e kalimit të lirë ujor. Kërkesa ditore për naftë në botë shkon në 100-105 milionë barrela dhe 80% e saj qarkullon në rrugë detare. Më poshtë disa të dhëna nga konflikti i fundit.
Objektet e goditura nga konflikti:
Rafineri nafte:
Ruvais, Emiratet e Bashkuara Arabe
Ras Taunura, Arabia Saudite, 550 000 barral/ditë(rifilluar)
Samref, Arabi Saudite
Bapco Energies, Bahrein – 400 000 barrela/ditë.
Mina al Ahmadi, Kuvajt
Mina Abdullah, Kuvajt
Lanaz, Irak.
Impiante gazi
Ras Laffan, Katar
Habshan, Emiratet e Bashkuara Arabe.
South Pars, Iran.
Shah, Emiratet e Bashkuara Arabe
Fusha naftëmbajtëse
Majnoon, Irak
Shyabah, Arabia Saudite. 1 milionë barrela/ditë.
Rrugëkalimet kryesore në naftës në botë
Rreth 70% të kërkesës botërore, ose 100 milionë barrela/ditë tansportohen përmes kalimeve detare strategjike. 80% e kërkesës botërore transportohet në rrugë detare.
Konkretisht:
Ngushtica e Malakës – lidh oqeanin Indian me atë Paqësor -23.2 milionë barrela/ditë me treg kryesor Azia Lindore, Kina.
Ngushtica e Hormuzit -lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe detin e Arabisë. 20.9 milionë barrela/ditë me treg kryesor Japoni, Kore e Jugut, Kinë dhe Indi dhe SHBA(400 000 barrela/ditë). Kalimi ditor është 138 anije.
Ngushtica Bab al-Mandeb dhe Kanali I Suezit – 9.1 milionë barrela/ditë.
Ngushticat daneze dhe turke – 8.6 milionë barrela/ditë.
Kanali I Panamasë – 2.3 milionë barrela/ditë.

Comments
Keto te dhena deshmojne se
Keto te dhena deshmojne se cfare monstre eshte regjimi iranian. Nuk ka ndodhur kurre me pare nje gje e tille; as ne luften e pare, as ne te dyten e ne cdo lufte tjeter rajonale ne bote.
Jo thjeshte se po godet fqinjet dhe impiantet e naftes per te shkaktuar krize boterore, por se ky paskesh qene nje plan i pergatitur qe me pare, ne rast sulmi.
Sado e tmerrshme te jete, sidomos keshtu sic e paraqesin ( me sterzmadhim) anti-Trumpistet, megjithate kjo e ka nje te mire: heret a vone, te gjithe do te behen bashke, qe ne nje menyre a tjeter t'i japin fund njehere e mire ketij regjimi monstruoz. Sepse nuk ka opsion tjeter. TAshme rrezimi i regjimit mendoj se eshte opsioni i vetem dhe kushti sine qua non per perfundimin e luftes.
Vetem imagjinoni nje lufte te lene pergjysme, me nje regjim te sakatuar rende por qe mbijeton.... do te pergatitet qe te beje akoma edhe me keq se c'po ben tani.
Kam pershtypjen se nderhyrja tokesore po behet nje opsion i pashmangshem, megjithese Trump e mohon.
Add new comment