Sulmi në Iran, diversion. Netanyahu zbardh planin për ndarjen e Libanit, propozohet shteti Maronit

Projekti izraelit për Lindjen e Afërme është vetëm një: kaos dhe anari në botën arabe në funksion të dominimit të Jeruzalemit. Ndërkohë që SHBA është e angazhuar me konfliktin në Iran dhe kur presidenti amerikan Trump mburret se ajo që po bën ai nuk është parë kurrë në histori, Beniamin Netanyahu, po vepron në mënyrë më praktike dhe konkrete duke krijuar kushtet për shpërbërje dhe dezintegrim në fqinjët e tij, ndaj të cilëve ka pretendime territoriale.
Sulmi izraelit në Liban është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare sot në rajonin e Mesdheut dhe duhet thënë se goditja në Iran është asgjë më shumë sesa diversion në këtë kuadër, meqenëse synimet e Izraelit nuk shkojnë deri në Iran. Ato thjesht përdorin vanitetin amerikan për ta vënë në lëvizje një projekt që paralajmëron luftë permanente në rajon.
Izraeli ka kërkuar që Libani jugor de facto të zbrezet dhe më tej akoma, nënn pretekstin e njohur të goditjes së Hezbollahut, njësoj si me Hamasin në Gaza, do të ndërmarrë së shpejti një ofeensivë tokësore.
Në dallim nga adminsitrata amerikane që mburret me kapacitetet ajrore dhe goditjet me silura të anijeve iraiane, Netanyahu ka një plan konkret. Në mediat sociale ka mbirë një ide për krijimin e një shteti Maronit që shfaqet përmes një “deklarate zyrtare” nga Këshilli i Malit Liban.
Ky këshill kërkon të mbrojë dhe ruajë të drejtat e 11 milionë maronitëve në botë dhe të organizojë kthimin e tyre në atdheun e tyre dhe rolin e tyre në formësimin e të ardhmes në tokën e tyre historike. Çfarë po shfaqet është një moment historik, diçka që nuk ka ndodhur që nga rëia e kombit maronit pas invazionit mameluke të Malit Liban. Kombi maronit nuk është më një ëndërr. Është një projekt në zhvillim
thuhet në deklaratë.
Maronitët llogariten në 1.4 milionë banorë në Libanin e sotshëm; ata kanë një kishë të tyre dhe janë pozicionuar në veriperëndim të Libanit, shumë afër Sirisë. Projekti në fjalë është asgjë më shumë se ndarja e Libanit, një vend i prekur nga një sërë luftërash civile dhe korrupsioni, vazhdimisht nën kontrollin në distancë të shiitëve të Hezbollahut. Sot në dritë del një ide e re, që është as më shumë e as më pak sesa një kryqëzatë e udhëhequr nga Moisiu.

Add new comment