Hije të një skandali të ri në Greqi/Verifikim të 500 mln eurove të BE për matësat inteligjentë të ujit

Pas skandalit të fondeve për bujqësinë, në Greqi po merr formë një tjetër çështje po aq madhore. Mediat raportojnë për nisjen e një verifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës të përdorimit të fondeve të BE-së për instalimin e matësave integjentë të ujit.
Rasti ndërohë po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës dhe Zyra e Prokurorit të BE-së në Athinë, tek i cili është dorëzuar një dosje e madhe ankesash.
Bëhet fjalë për 500 milionë euro të shpërndarë në 55 projekte të miratuara me një buxhet mesatar 9 milionë euro/projekti. Sipas pretendimeve të ngritura projektet mund të kenë qenë me kosto shumë të fryra, pasi sipas të dhënave matësat inteligjentë janë blerë me çmime 700% mbi ato të tregut. Në disa raste nuk ka patur as studime teknike, teksa në një rast në ishujt Ciklade, një soft u ble për 2 milionë dollarë.

Add new comment