Përplasja Kinë-Japoni zhvendoset në OKB

Përplasja mes Kinës dhe Japonisë u zhvendos në OKB këtë javë. Pekini akuzoi Tokion se kërcënon me "ndërhyrje të armatosur" mbi Tajvanin, duke i kujtuar se është gati të reagojë me të gjitha mjetet.
“Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi kreu "një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare" dhe normave diplomatike kur tha se një sulm kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake nga Tokio”, shkroi ambasadori i Kinës në OKB, Fu Cong, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
"Nëse Japonia guxon të një ndërhyrje të armatosur, ky do të ishte një akt agresioni", citohet Fu, në një deklaratë të misionit të Kinës në OKB.
"Kina do të ushtrojë me vendosmëri të drejtën e saj të vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së dhe së drejtës ndërkombëtare dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin e saj territorial."
Pekini e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e vet dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit. Qeveria e Tajvanit i hedh poshtë pretendimet e Pekinit dhe thotë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
Në një reagim për Reuters, Ministria e Jashtme e Japonisë tha se është në dijeni të letrës së Fu-së, kritika më e fortë ndaj Takaichi-t deri më tani nga një zyrtar i lartë kinez në krizën më të madhe dypalëshe në vite. Në reagim thuhet se angazhimi i Japonisë për paqen ishte i pandryshuar dhe i hodhi poshtë pretendimet e Kinës si "krejtësisht të papranueshme".
Takaichi, një nacionaliste konservatore, e mori detyrën e kryeministres së Japonisë një muaj më parë. Në fillim të këtij muaji, ajo deklaroi në Parlament se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit - i cili ndodhet pak më shumë se 100 km (60 milje) nga territori japonez - mund të konsiderohet "një situatë që kërcënon mbijetesën e Japonisë".
Ky është një përcaktim ligjor që i lejon kryeministrit japonez të diskolojë ushtrinë.
Deklarata u pasur nga një reagim i ashpër i Kinës, e cila e ka tejkaluar diplomacinë në ditët e fundit.
Përpara 80-vjetorit të humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, Pekini ka përmendur gjithnjë e më shumë mizoritë e Tokios gjatë luftës dhe rolin e Kinës pas luftës në krijimin e OKB-së, ndërsa kritikon fqinjin aziatik dhe kërkon të riformësojë sistemin e qeverisjes ndërkombëtare.
Kina, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka theksuar vazhdimisht dy deklarata të pasluftës që parashikojnë që Tajvani dhe territore të tjera që ishin pushtuar nga Japonia do të "riktheheshin" nën sundimin kinez.
Deklaratat e Potsdamit dhe Kajros formojnë bazën për pretendimet ligjore të Kinës për sovranitet mbi Tajvanin, megjithëse shumë qeveri i shohin ato si deklarata qëllimi, jo marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Deklaratat janë nënshkruar nga qeveria e Republikës së Kinës, e cila iku në Tajvan në vitin 1949 pasi humbi një luftë civile me komunistët e Mao Ce Dunit. Tajvani mbajti vendin e Kinës në OKB deri në vitin 1971, kur iu transferua qeverisë së Pekinit.

Add new comment