Marrëveshje armatimi dhe për industrinë ushtarake me izraelitët e "Elbit Systems"

Postuar në 12 Nëntor, 2025 23:06

 

 

Gazeta “Haaretz” njofton për një marrëveshje armatimi Shqipëri-Izrael. 

Gazeta referon dokumente zyrtare sipas të cilave furnizues do të jetë “Elbit Systems” që do t’I ofrojë Shqipërisë sisteme të avancuara artilerie, përfshirë mortaja dhe dronë: konkretisht sistemet 155-mm ATMOS dhe 120-mm SPEAR. Po kështu kompania do të ofrojë dy lloje dronesh taktikë me rreze të shkurtër: Magni-X dhe Thor.

Gazeta nuk zbardh vlerën e marrëveshjes, por thekson se çdo njësi e njësive ATMOS kushton 5 milionë dollarë. 

Elbit do të ndihmojë Shqipërinë në ringritjen e industrisë ushtarake duke hapur rrugën për ndërtimin e dronëve në Veriun e vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.