Ish-drejtuesi i Google, Eric Shmidt: Shqipëria po ndërron demokracinë me Algokracinë e Diella-s

Postuar në 12 Nëntor, 2025 18:55

Në një shkim në “The New York Times”, Eric Schmidt, ish-drejtues ekzekutiv i Google, shënon se mënyra e gjetur nga kryeministri i Shqipërisë për të luftuar korrupsionin me një avatar të Inteligjencës Artificiale, nuk është zgjidhja dhe as mënyra sesi drejtohet nëj vend.

Është një shkëmbim joshës: kur sistemi demokratik dështon, thjesht zëvendësoje me atë algoritmik. Por është refleksi i gabuar. Algoritmet mund të optimizojnë efiçencën, por ata nuk mund të vendosin mes vlerave konkuruese – që janë edhe vetë zgjedhjet që qëndrojnë në zemër të politikave demokratike

shkruan Schmidt që bashkëautorizon shkrimin me Andreë Sorota, zëvendësin e tij.

Më tej akoma, Schmidt është i kthjellët për rrezikun:

Pa transparencën sesi Diella arrin në konkluzione dhe pa mekanizmat për të sfiduar vendimet e saj, qytetarët do të ndihen pashmangshëm sit ë trajtuar padrejtësisht dhe pa mundësi oponence

Këshilla e autorëve për z. Rama, për aq sa vlen këshilla në kokën e një njeriu si ai është:

Në vend se të zëvendësojmë demokracinë me Inteligjencën artificiale, ne duhet të përdorim këtë të fundit për të ringjallur demokracinë, ta bëjmë atë më efektive, më të shpërndarë dhe më të besueshme

Ngushëllimi është se keqkuptimi me IA-në është global, dhe nuk përqendrohet vetëm në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.