Të dielën fitore të thellë, Partia Socialiste do votohet bindshëm!

Votimet në pesë bashki kanë përfunduar. Sipas të dhënave kanë marrë pjesë jo më shumë se 20% e votuesve. Për kandidatë që nuk e di askush jashtë partive se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë.
Kryetari i KQZ-së, Celibashi tha se rezultatet do jepen para mesditës të së hënës. Kaq ishte. Që këtej e tutje: Punë jo gjumë për të pestë. Plus që siç tha sot një kandidat në Tepelenë “sot vendoset e ardhmja e Tepelenës”. Të hyjnë të dridhurat nga deklarime të tilla pasi në 34 vjet pluralizëm nuk kaloi një ditë pa qenë historike.
Kush fitoi? Padyshim demokracia, liria e zgjedhjes dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Më mirë se kaq prishet. Fituesit e duan një podcast të dytë me gaztorin e Republikës që të shkoqisin tani se çfarë do firmosin. Misioni u përmbush sicc tha z. Rama: Të dielën fitore të thellë, Partia Socialiste do votohet bindshëm!
s.zaimi

Add new comment