3I/ATLAS mbërrin në Kongres. Kërkohet publikimi i të dhënave edhe për një objekt të gjurmuar më 2014

Postuar në 03 Nëntor, 2025 18:27

 Prej disa javësh tashmë, një debat i ndezur dhe i gjithanshëm në mbarë botën për një objekt ndëryjor të quajtur 3I/ATLAS ka mbërritur në agjendën politike të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

Anëtarja e Kongresit amerikan, republikania Anna Paulina Luna, ka publikuar një letër të datës 31 tetor, drejtuar administratorit në detyrë të NASA- Agjencia Aeronautike Amerikane – Sean Duffy, përmes së cilës kërkon publikimin e të dhënave të vëzhguara për objektin në fjalë si dhe informacione për objekte të tjera ndëryjore si dhe meteorët që paraqesin interes shkencor.

Në letrën e saj që ngjan të jetë e konsultuar nga ekspertë, Luna kërkon kalimin e të dhënave të mbedhura nga Sonda Orbituese e Gjurmimit në Mars – Perseverance apo misione të tjera në Mars që mund të kenë gjurmuar aktivitet të pazakonshëm afër Marsit në datën 3 tetor 2025, kur objekti raportohet se ka kaluar rreth 30 milionë km afër planetit.

Po kështu ajo kërkon nga NASA që të financojë misione të reja për gjurmimin e objektit nga misioni "Juno" pranë Jupiterit duke përdorur të gjithë instrumentet në dispozicion. Më tej kongresmenia ka kërkuar edhe të dhënat e marra për një tjetër obket ndëryjor meteorit, që ruhen në Qendrën për Studimin e Objekteve afër me Tokën sidomos për meteorin e gjurmuar në datën 8 janar 2014 afër Papuan në Guinenë e Re për të cilin siç thotë ajo janë regjisturar dy lokacione jokoherente për shpërthimin dhe kurbën e dritës. Letra përfaqëson një hap që do të sqaronte më mirë se çfarë dihet saktësisht rreth këtij objekti dhe nëse lëvizje të tilla në sistemin tonë kanë një relacion me kalime të mëhershme objektesh të tjera.

Vitin e kaluar një zhurmë të tillë krijoi edhe objekti ndëryrjor “Oumuamua” për të cilin nuk ka ende konkluzione përfundimtare. Por 3I/ATLAS ka ushqyer çdo hamendësim edhe pse njerëz si Avi Loeb, një astrofizikan me prirje skenaristi, kanë folur për mundësinë e një objekti të inxhinieruar. Trajektorja atipike, ndryshimi i kursit, lëvizja që nuk shpjegohet me gravitetin, emetimi vetëm I gazrave të nikelit pa ato të hekurit, ndryshimi i ngjyrës e me radhë, janë intepretuar si shenja se kemi të bëjmë me një objekt jonatyror.

Nga të dhënat e një studimi të publikuar këtë të premte objekti cilësohet si një kometë mbi 7 miliardë vjet e vjetër, që është mbingopur me radioacion kozmik në shkallën e tjetërësimit të karakteristikave origjinale deri në thellësinë 20 m nën sipërfaqe. Po kështu objekti cilësohet se ka polarimetri që shpjegon ndryshimin e ngjyrës dhe pulsimin vizual atipik. Ai lëviz me shpejtësi rekord prej 40 km/sekondë, një tjetër e dhënë që ka ushqyer intepretime jokonvencionale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.