Lindi më 19 janar 2025...
Në faqen e Kryeministrisë figuron tashmë kabineti i ri qeveritar në përbërje të të cilit është edhe Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale - Diella. Më poshtë përshkrimi jetësor i ministrit - send:
Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe.
Shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania.
Deri në muajin shtator të vitit 2025, Diella regjistroi 972 mijë ndërveprime, 36 mijë dokumenta të lëshuara së fundmi nga platforma mbajnë vulën e saj digjitale, si një element inovativ që shënon standard të ri në administratën publike shqiptare.
Diella si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale përfaqëson një hap të guximshëm të Shqipërisë drejt institucionalizimit të teknologjive të avancuara, duke e vendosur vendin në pararojë të inovacionit në rajon dhe më gjerë. Diella ka në misionin e saj rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike për qytetarët, digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në sektorët më të rëndësishëm të vendit
Add new comment