diella
Diella iku. Garë e ethshme në opozitë për zëvendësimin në qeverinë hije
Sapo kreu i PD-së, Sali Berisha, shpalli të rremë Diellën si ministre e Inteligjencës Artificiale, në radhët e opozitës ka nisur lufta për marrjen e kêsaj detyre në qeverinê hije të opozitës. Tensioni është shumë i lartë dhe mes rivalëve kryesorë janë Xhelal Mziu dhe Flamur Noka. Burimet thonë se nga në sondazh konfidencial demokratët mendojnë megjithatë se emri më i përshtatshëm për këtë detyrë është Lulzim Basha.
Lindi më 19 janar 2025...
Në faqen e Kryeministrisë figuron tashmë kabineti i ri qeveritar në përbërje të të cilit është edhe Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale - Diella. Më poshtë përshkrimi jetësor i ministrit - send:
Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe.
Shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania.
