Zbulohet në territoret hitite në Anatoli, dëshmia e një gjuhe të re indoeuropiane

Gërmimet arkeologjike në Boğazköy të Turqisë kanë zbuluar ekzistencën e një gjuhe të re antike. Qyteti në fjalë është shumë i famshëm për studimet antike, pasi ai ndodhet në zonën ku dikur ishte Hattusha, kryetqyteti i hititëve, një popullsi indoeuropiane që krijoi një perëandori në Anatoli gjatë Epokës së Bronzit.
Gjuha hitite është e dëshmuar në mijëra tableta qeramike të gjendura në Hatusha në shekullin e 20-të të cilat u deshifruan nga një studiues çek.
Gërmimet e vitit 2023 ranë në një dëshmi të një rituali fetar të një gjuhe që flitej në kufinjtë veriperëndimorë të perandorisë, në Kalašma dhe nga evidencat e para i takon familjes së gjuhëve indoeuropiane të Anatolisë, e afërt me Luvianen.
Aty regjistrohet një ritual fetar i popullsisë në fjalë dhe kjo bën sens sa kohë që hititët ishin në mënyrë të veçantë fetarë dhe importonin në panteonin e tyre mite dhe perëndi të huaja.
Kalašma mendohet se ndodhej afër zonës së sotme të Bolu ose Gerede në Turqinë veriperëndimore, afër rajonit ku në epokën e Bronzit flitej gjuha Palaike.
Zbulimi konfirmon edhe njëherë rëndësinë e posaçme të Anatolisë për arkeologjinë dhe indoeuropianistikën.
Add new comment