Import i shtuar në korrik i mallrave me akcizë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton se gjatë muajit korrik të këtij viti ka mbledhur 23.2 miliardë lekë, shifër që sipas saj përfaqëson një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.
Sipas pasqyrës së të dhënave që ofrohet nga institucioni në fjalë, efektin kryesor në këtë shtim të fluksit importues e zënë mallrat e acizës:
5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë.
Dogana njofton se për periudhën janar-korrik të ardhurat e inkasuara arrijnë në 137 miliardë lekë, me një efekt zbritës prej 5 miliardësh nga zhvlerësimi i euros. Në të njëjtën perudhë zhdoganimet e mallrave me akcizë kanë njohur rritje të lartë që justifikohet me zgjerimin e konsumit, lidhur kryesisht me turizmin.
Add new comment