BE-ja mbetet e ftohtë për një Marrëveshje të Tregtisë Ndëratlantike. Lufta vetëm për tarifat në industri
Qeveria franceze nuk është e gatshme që në këtë moment të marrëdhënieve me SHBA të negociojë një Marrëveshje të re Tregtare Transatlantike. “Politico” citon një zyrtar të Presidencës së Emmanuel Macron, ndërkohë që të premten e shkuar, ministri i Financave, Eric Lombard, hodhi idenë e një “marrëveshjeje origjinale të tregtisë së lirë si një synim afatgjatë”.
Nga ana tjetër edhe për këtë të fundit, zyrtari i Elizesë ka kërkuar si kusht paraprak ndaj SHBA që të tërhiqet nga tarifat. Franca, njësoj si Brukseli po lufton që tarifat të hiqen nga mallrat industriale, ndërkohë që aktualisht BE-ja mbetet kundër marrëveshjes së tregtisë për prodhimet bujqësore.
Add new comment