Franca shkurton 1/3 e agjencive qeveritare

Postuar në 27 Prill, 2025 17:50

Qeveria franceze ka njoftuar se do të shkurtojë apo riorganizojë një të tretën e agjencive të veta brenda këtij viti në përpjekje për të ulur shpenzimet.

Ministrja Amelie de Montchalin ka deklaruar për CNews/Europë1 se masat do të prekin ato agjenci që nuk kanë  statusin e universitetit, dhe këtu parashikohet edhe bashkimi i disa agjencive.

Sipas saj, masat e marra do të kursejnë deri në 3 miliardë euro. Franca ka hyrë në një periudhë sfiduese politike, pasi debati kryesore vitin që lamë pas ishte buxheti. Ministri i Financave Eric Lombard ka shtuar se vitin ardhshëm fiskal do të tentohet shkurtimi i shpenzimeve buxhetore me 40 miliardë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.