Patentohet konflikti në Venezuelë

Postuar në 30 Prill, 2019 23:40

Mediat e shumta dhe rrjetet sociale përcjellin pamje të rënda nga Venezuela ku duken mjete ushtarake që u lëshohen njerëzve në rrugë. Duket se pas thirrjeve për grusht shteti të presidentit të vetëshpallur Juan Guaido, presidenti aktual, Nicola Maduro ka vendosur të veprojë duke mos u kufizuar.

Mësimet e Sirisë dhe sidomos ato të Libisë po përhapen në formën e kundërveprimit pa kursyer mjetet dhe dhunën, meqenëse eksperimentimi në zonat e botës së tretë apo në zhvillim rezultuan fatale.

Në krye të fushatës kundër Maduros qëndron këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë, John Bolton i cili prej disa muajsh tashmë zhvillon një propagandë të pandalur në tuiter. Përmes një statusi të tij, ai u drejtohet direkt, komandanit të Gardës presidenciale dhe kreut të kundërzbulimit ushtarak venezuelian dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të cilëve u bën thirrje të tërhiqen dhe të dalin nga lista e sanksioneve, ose siç shkruan ai “të mbyten bashkë me anijen”.

Padyshim që situata është e rëndë dhe Maduro i ka hyrë një rruge pa kthim ku pak kush mund ta mbrojë. Por nuk është e qartë se cila është premisa e zotit Bolton që ka dalë hapur me thirrjet për rrëzimin e një presidenti të një vendi të huaj dhe njohjen e një tjetri, që as nuk është zgjedhur.

Është e sigurtë tashmë se Guaido vepron i telekomanduar dhe nëse përplasja degjeneron në luftë civile nuk është çudi të shohim Sirinë në Amerikën Latine.

This is the corrupt, illegitimate Maduro Regime. pic.twitter.com/79sFbYrzOp

— The White House (@WhiteHouse) April 30, 2019

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.