Ukë Rugova dhe ‘Ukët’ e paprekshëm të Tiranës

Postuar në 07 Shkurt, 2014 02:23

Policia e Eulex-it ka ndaluar në Prishtinë, me akuzën për pjesëmarrje në krimin e organizuar, Ukë Rugovën. Gazetarët që kanë raportuar lajmin i kanë pëmendur këtij të fundit faktin që është deputet i Kuvendit të Kosovës, por më së shumti e kanë identifikuar si djalin e Ibrahim Rugovës. Në asnjë prej titujve të gazetave shqiptare që kanë patur të bëjnë me këtë ngjarje nuk ka munguar fraza “arrestohet i biri i Ibrahim Rugovës”. Me sa duket, është kjo që ka bërë përshtypje. Do duhej të tërhiqte vëmendjen dhe akuza (pjesëmarrje në krimin e organizuar), dhe lloji i veprës penale (korrupsion me vizat për udhëtim jashtë vendit), dhe fakti që ai shstë anëtar i Parlamentit të Kosovës, dhe në fakt të trija këto kanë rënë në sy, por më së shumti ka rënë në sy detaji që i ndaluari, apo njëri ndër të ndaluarit, është djali i Ibrahim Rugovës.

Është logjik ky nënvizim nga ana e gazetarëve. Kudo do të veprohej në të njëjtën mënyrë. Në Kosovë edhe më shumë, pasi Ibrahim Rugova është një personazh, të cilin ca e ca e kanë shndërruar në një legjendë. Dhe djali i një legjende është vështirë të përfytyrohet si i përfshirë në ca prapësira banale, siç është kjo e nxjerrjes së vizave në këmbim të ca lekëve (është si thuash që “djali i Mujit apo Halilit vidhnin pula, apo tërshërë, në Lugjet e Verdha”).

Ka dhe një arsye tjetër që e bën të kuptueshëm këtë nënvizim. Dhe kjo arsye është tipikisht shqiptare. Fëmijët e njerëzve me rëndësi, ndikim apo pushtet këtejpari janë rëndom ca njerëz të llastuar, që jetojnë gjithë kohën me idenë se fuqia e prindërve, sidomos e atyre prindërve që me këtë fuqi kanë bërë ç’kanë dashur (nuk është e thënë që ky të jetë rasti i Ibrahim Rugovës), është diçka që ata mund ta trashëgojnë e ta shfrytëzojnë mú sikur të ish e tyrja, duke gëzuar të njëjtin imunitet e impunitet që kanë pasur, apo kanë prindërit.

Ka ‘Ukë’ edhe në Tiranë. Madje ‘Ukët’ e këtushëm janë pesha më të rënda se sa Uka i vërtetë, por fati i tyre është se në Shqipëri nuk ka Eulex. Sikur të kishim Eulex, ndonjë prej ‘Ukëve’ të këtushëm do ish në burg tani. Tok me prindërit e tij. Për të mos dalë më prej andej.

 

Dita

Comments

Submitted by Ilir Gruda (not verified) on

<p>Per bilioneret qe u pasuruan me familjen e rrethin e tyre duke vjedhur,grabitur vrare e pordhose shqiptaret.............</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.