PS më mirë në aleancë me LSI se FRD? Po, sipas Ngjelës.

Postuar në 13 Janar, 2013 03:38

Në një intervistë për News24, Spartak Ngjela ka folur për aleatët e mundshëm të opozitës. Ngjela është ndalur sidomos në 2 pika, aleanca me FRD dhe LSI. Me sa duket edhe Ngjela e sheh shpëtimin e rrëzimit të Berishës, ndaj të cilit është investuar fort prej disa vitesh, tek bashkëpunimi me LSI. Ai madje i bën thirrje LSI të rrëzojë qeverinë:“Meta nuk ka rrugë tjetër, e vetmja rrugë të rrëzojë këtë qeveri. Jo për kapriço, por këtë domosdoshmëri e solli historia. Kjo për shkak të krizës së rëndë që ka përfshirë vendin, përballë humbjes së integrimit për faj të Berishës. Pra duhet të vijë shkëputja e tij. Nëse s’e bën këtë shkëputje, do të jetë tepër vonë në të ardhmen. Sepse këtë anomali që sjell kodi zgjedhor, këtë krizë të rëndë e zgjidh vetëm Meta duke u larguar nga koalicioni”, tha Ngjela.

Në lidhje me Bamir Topin, Ngjela e konsideron të rrezikshme pozitën e tij në koalicion me PS, sepse mund të kthehet në kingmaker, nëse ai merr inisiativa që opozita ende nuk i ka ndërmarrë.

“Bamir Topi nëse kalon majtas krijon rrezikshmëri edhe për PS, dhe për PD, sepse nëse opozita s’do ndërmarrë iniciativa, atëherë ato do i ndërmarrë Topi çfarë do e kthejë në kingmaker, gjë që nuk e do as PS dhe as PD. Aktualisht opozita nuk e ka iniciativën, por besoj do e marrë së shpejti”, tha Ngjela. K.C.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

E ku kemi britur ti kërkojmë një hajduti të na shpëtojë bravo mas një shoqëri e denjë për tu futur në shoqërinë evropiane

Submitted by f d (not verified) on

Ngjela gjithe fushatave ka fituar nga 'filozofia' e tij, ndaj do ndjekur me shume vemendje partia e tij ( a ka ?!) !

Me 'kingmaker' e pa 'kingmaker' ,qe une si milet nuk di jo gjuhe te huaj por as ate standart, kerkoje kush me ofron zgjidhje me te mira per hallet e medha te hallemadhes familjes time te robitur...pa hajdute qe vardisen mbremjeve gardheve e u hedhin qeneve ndonje kocke te lepire per te mos lehur.

Mendja njerezore 'nje kokerr gruri' eshte dhe ju mos e perdorni si aerodrom ku ulen pa pushim 'laraska'...se do na lini vetem 'kafka' !

Submitted by Anonim (not verified) on

e vetmja mundesi te qeverise ps-ja eshte nje bashkpunim me akz-ne.gjithe te tjeret do zhduken nga skena politike.diket qe keta kane nje siklet ndaj ceshtjes kombetare ,ashtu si pd-ja,prandaj eshte pak e veshtire por eshte e vetmja rruge.

perndryshe do te kemi aleance ps-pd & co dhe akz-ne opozite. pra edhe 4 vjet serbo-greket ne pushtet.

Submitted by Bashkimi (not verified) on

per ResPublica-n , nese vertet ju interesojne komentet atehere krijoni mundesine qe komentet te pelqehen/mospelqehen dhe keshtu e rrisni numrin e komentuesve,p.sh. une nuk do ti shtoja as edhe nji presje fh dhe vetem me nji pelqim do te behesha pjesemarres ne diskutim , apo kete punen e komentuesve e keni sa per te thene vari ten... .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.