Vendet fqinjë në krizë të thellë, emigrantët: “më mirë në krizë, se në Shqipëri”

Postuar në 20 Janar, 2013 10:36

Shqiptarët,edhe në krizën më të thellë greke (ose italiane) e kanë të qartë zgjedhjen: më mirë të papunë mes krizës sesa në Shqipëri! Ekspertët, të cituar nga Top Channel, mendojne se kriza ekonomike ka bërë që mijëra familje të rikthehen, por shumë të tjera të qendrojnë në vendet fqinje.

”Skenari i parë që do të jetë është ai i emigrantëve që do të kthehen për të kërkuar punë dhe duke mos pasur një të tillë do të çojnë në rritjen e papunësisë. Skenari i dytë, më optimist, është ai i investimit të një pjese të kursimeve në biznese familjare, por në këtë rast nuk gjejnë klimën e përshtatshme për investime në ekonominë tonë. Një skenar i tretë do të ishte ai i dërgimit të familjeve në Shqipëri dhe vazhdimin e punës në një vend fqinj për të dërguar remitanca dhe kjo do të ishte pozitive”, thotë  Ilir Gedeshi, ekspert i qendrës për studime ekonomike dhe sociale.

Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar remitancat e duke krahasuar statistikat e krizës greke.

Fakti që shqiptarët nuk kthehen se nuk kanë shanse punësimi në vendlinje flet jo vetëm për mungesë shprese por dhe mundësish reale punësimi, kundrejt pamjes rozë të propagandës qeveritare. K.C.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Vendet e tjera europine kane arritur ne stadin "krize". Atje po punohet fort te mos bien ne stadin " si ne Shqiperi". E forte dhe kjo. Ja thoni kryeministrit...

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Kjo eshte pergjigjia me e mire ndaj Kreshnikut dhe AKZ</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.