Ministri Halimi gënjen për një ngjarje të para 15 vitesh në ambasadën amerikane: “keni ekzekutuar qytetarë që kacavireshin te muri...” Braçe: “Idiot”

Postuar në 09 Shkurt, 2013 03:25

Ministri i Drejtësisë, Halimi, ka gjuajtur me spondë ambasadën amerikane nga televizioni KLAN, duke i akuzuar indirekt se edhe ata janë “vrasës”. Ai ka risjellë në bisedë një histori të vitit 1998, duke thënë: “Kur qytetarët janë kacavjerrë në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar”.  

Gazeta Shqip risjell të vërtetën e ngjarjes së Ambasadës Amerikane të vitit 1998, nuk bëhet fjalë për kacavjerrje në mure po për një oficer policie të armatosur që kishte hyrë brenda mureve të Ambasadës duke hapur zjarr. Nuk bëhet fjalë për “qytetarë” por për 1 person të armatosur e me uniformë. Incidenti pati ndodhur në periudhën kur sa po ishin bërë dy sulme terrorste në Kenia dhe Tanzani mbi ambasadat amerikane atje. Siç rikujton Shqip, sulmi me armë i oficerit kishte zgjatur 20 minuta, para se rojet ta neutralizonin pas disa thirrjeve për të  ndaluar. Ata e shoqëruan në spital, ku ai humbi jetën.

Deklaratave të Halimit, Erjon Braçe iu përgjigj shkurt: “Idiot”. Sipas Braçes, “territori i një ambasade është territori i një shteti tjetër; Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është territor shqiptar, i lirë e i kalueshëm e vendqendrimi për çdo shqiptar; territori i Kryeministrisë është po i tillë”.

k.c.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Laj gojën (DELETED), kur të zesh në gojë SHBA-të. (DELETED) e politikës së ditës të antikombëtarve!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ç&quot;është ky (DELETED) që na del dhe thotë se kjo bandë kriminelësh qënka më demokrat se demokratët e botës dhe ky grup gjykatësish që dhanë këtë vendim të mos vonohen ti vënë përpara ligjit dhe po qe nevoja të bëhen mësim tregus për të gjithë ata që do mundohen të shkelin ligjin</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by timo (not verified) on

<p>Nuk e di po&nbsp; cilësimi, idiot, më duket si përkëdhelje për këtë (DELETED).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.