Në Shkodër digjet një tjetër “Pishtar Demokracie”, ndërsa Spahiu numëron ‘makinat e Jozefinës’ dhe pasurinë e Kryebashkiakut

Një tjetër pishtar demokracie, digjet. Zenel Mlika ka djegur publikisht dekoratën e dhënë nga Kryeministri, si Pishtar i Demokracisë. Kjo nuk duket të jetë shenjë e mirë për PD-në, aq më tepër kur ngjarja ka ndodhur në Shkodër, bastionin e PD-së, gjatë një tubimi të AK-së. Spahiu, gjatë këtij tubimi nuk i ka kursyer deklaratat e forta kundër Kryeministrit, duke thënë se “Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga mashtruesi i izoluar në bunkerin e tij në Tiranë. Ka ardhur koha që të shporrim nga faqja e dheut tradhtarin dhe koalicionin e tij, që punon në kurriz të shqiptarëve dhe kundër tyre”, dhe më tej se “tre makinat e Jozefinës vlejnë sa dy shkolla, të cilat do të shërbenin për të edukuar fëmijët shkodranë. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës është më i pasur se çdo ish-kryetar i PPSH-së. Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë, por kanë kryeministrin më të pasur në rajon, Europë dhe më gjerë”.
k.c.
Add new comment