Zëdhënësja e PD del e tregon një përrallë me 16 vjeçarë

Zëdhënësja e PD ka dalë për tu folur 16-vjeçarëve në emër të Kryetarit të PD, Berisha. Përmbajtja nuk është e vështirë të merret me mend, por interesant është formulimi i dekaratës që ngjan si një përrallë, ku flitet për ca individë të këqinj , tamam si t’u drejtohej ca fëmijëve që duhen vënë në gjumë:
“Kryeministri Berisha fton 16-vjeçarët të mos dëshpërohen nga qëndrimi i disa individëve keqdashës apo fatkeq me rininë e tyre të shterur dhe aq më pak nga ata që për motive politike kanë frikë nga vota e bukur plot energji, jetë dhe entuziazëm e juaja dhe bashkëmoshatarëve tuaj, sepse beteja jonë për votën e 16-vjeçarëve është e drejtë. Ne do ta vazhdojmë atë gjer në realizimin e saj.”
Po aq interesant është fakti që për votën e 16 vjeçarëve po bën “betejë” një 66 vjeçar, sepse vetë 16 vjeçarëve as ua ndjen për votën e as knë plan të luftojnë për të.
k.c.
Comments
68 vjecar, Berisha eshte i
<p>68 vjecar, Berisha eshte i datelindjes 1944.</p>
Unë nuk i besoj më as
<p>Unë nuk i besoj më as ditëlindjes së tij :)</p><p>K.C.</p>
Add new comment