Berisha mes nacionalizmit e pasionit për pemëtarinë, sipas Shkullakut

Postuar në 21 Mars, 2013 04:45

Në një shkrim të tijin me titull “Tërheqja e e Berishës nga nacionalizmi”, të publikuar në Mapon e sotme (për ta lexuar të plotë ndiqni linkun http://www.mapo.al/2013/03/21/terheqja-e-berishes-nga-nacion...), Armand Shkullaku jep versionin e vet të shpjegimit se pse Berisha ka hequr dorë nga tezat e bashkimit kombëtar, albanofobisë, pozicionit të ri të shqiptarëve në rajon, dyshtetësisë, Ligës së përbashkët të futbollit Shqipëri-Kosovë, Shqipërisë etnike nga Presheva në Prevezë e nga Shkupi në Podgoricë, etj. “Departamenti amerikan i shtetit dërgoi një paralajmërim të prerë, që Shqipëria të mos i largohet rolit konstruktiv në rajon”, thotë Shkullaku, që vëren se pas kësaj, Berisha i është kthyer dashurisë për pemëtarinë e prodhimet bujqësore. Madje, ai e fillon shkrimin duke thënë se “në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë, kryeministri Sali Berisha foli gjatë për efektet çudibërëse të gjethes së ferrës dhe për cilësinë e lartë të rakisë së manit”.

Këtë “raportim” mbi leksionin që Berisha u ka dhënë ministrave të vet mbi gjethet e ferrës e rakinë e manit nuk e ka bërë asnjë gazetë deri më tani. Është Shkullaku që e bën i pari (përveç televizioneve që transmetojnë drejtpërdrejtë mbledhjet e qeverisë, kuptohet); dhe e bën pa treguar se është kapur në befasi nga kjo “kompetencë” kryeministrore në lëmë të bujqësisë. Ndoshta nuk është kapur në befasi.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by parimi (not verified) on

<p>Duhen gjethet e ferres, sidomos frytet e ferres...[deleted] Berisha vec per ferra asht i zoti e vec ferra ka me lane mbrapa, e vec ferra kane me i mbi mbi varr kur te vdese , sepse vec ferra ka mbelle gjate gjithe jetes se vet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.