'Fare normal' dhe 'tejet korrekt' - thotë Fevziu për shkëputjen dhe qeverisjen PD-LSI

"Përtej një hutimi të parë në shumë prej mbështetësve të PD; përtej një ndjenje “tradhtie” apo “mosmirënjohjeje” që e artikuluan shumë prej tyre, duket se vendimi i Metës në raport me PD është fare normal - shkruan Blendi Fevziu në një opinion botuar sot në të përditshmen Panorama dhe shton:
"Madje, një shenjë treguese e normalitetit politik në vend. Meta dhe Berisha nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në korrik 2009, e cila në vija të përgjithshme parashikonte bashkëqeverisjen për 4 vjet. Brenda këtij objektivi primar, parashikohej edhe zgjidhja e disa ngërçeve, siç ishte dalja në një formacion të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2011s- dhe zgjedhja e Presidentit të ri të vendit në 2012-n. Ndryshe nga parashikimi i shumë fallxhorëve politikë dhe mediatikë, koalicioni funksionoi. Vendi u qeveris për 4 vjet më radhë; nuk u provokuan zgjedhje të parakohshme nga ndonjë krizë qeveritare; LSI dhe PD bashkuan votat në zgjedhjet lokale, duke arritur një fitore mjaft të rëndësishme, kryesisht për të djathtën në Tiranë dhe e fundit, sërish bashkë, i dhanë vendit një president që vinte nga radhët e PD, por me një profil politik tejet korrekt. Pra, në këtë këndvështrim, LSI dhe PD kanë qenë korrekte me njëra-tjetrën, pavarësisht pakënaqësive meskine dhe ankesave që vinin nga njëra apo tjetra palë..." a.n.
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2013/04/03/ilir-meta-dhe-marreves...
Comments
Fituan Tiranen thote
<p>Fituan Tiranen thote by....ri. E vodhen thuaj shkerdhate</p>
Add new comment