Kinema dhe politikë

Postuar në 10 Prill, 2013 12:18

Ditë më parë, regjisori nga Serbia, Emir Kusturica, siç kanë transmetuar disa media serbe, ka paralajmëruar se do ta xhirojë në Rusi një film “për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”, me skenar që i referohet raportit të eurodeputetit Dick Marty. Ky paralajmërim e ka shtyrë kryetarin e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, Lirak Çelaj që të kërkojë shpalljen e Kusturicës si person “non-grata” apo “i padëshirueshëm” në Kosovë. Çelaj thotë për Radion Evropa e Lirë se artistët nga Kosova, deri më tash, nuk kanë reaguar ndaj disa filmave që janë prodhuar nga kinematografia serbe, me tema të bazuara nga lufta e fundit në Kosovë, e që sipas tij, kanë qenë vetëm pamflete politike, pa ndonjë vlerë artistike. Por, siç thotë ai, kjo e regjisorit Kusturica, “i kanë vënë kapakun” propagandës serbe, për t’i paraqitur në prizëm negativ shqiptarët e Kosovës.

Shprehet Çelaj për REL: “Mënyra se si ky (Kusturica) i referohet  si ‘ngjarje e vërtetë’ dhe e quan ‘ngjarje e shekullit’, tregon qartë se ai ka prapavijë politike dhe se po vihet në shërbim të shpëlarjes së mëkateve të Milosheviqit dhe të kriminelëve të tjerë, të cilët i kanë duart plot gjak në Kosovë, në Bosnjë dhe në Kroaci.. "Filmat hollivudian, por edhe në skenat ndërkombëtare, po e qesin në pah atë realitet të hidhur, po e tregojnë se çka ka qenë regjimi i Milosheviqit, regjimi serb dhe ky (Kosturica) po përpiqet tash që ta bëj një kundërsulm, pra, ta përmirësoj imazhin e serbëve, natyrisht, me gënjeshtër”. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.