Rezultate të papritura për pasurinë në vendet evropiane

Qeveria gjermane mund ta ndjejë veten "të justifikuar" në kursin e saj që klientët e pasur të bankave në Qipro të marrin pjesë në shpëtimin e vendit të tyre. Kjo sepse sipas një studimi të Bankës Qendrore Evropiane qipriotët janë tri herë më të pasur se gjermanët. Banka Qendrore Evropiane zhvilloi përmes bankave qendrore kombëtare një anketë me 62.000 familje nga 15 vende të Eurozonës duke i pyetur në lidhje me të ardhurat dhe pasuritë e tyre (nga 17 vendet anëtare të eurozonës në anketë nuk u përfshinë vetëm Irlanda dhe Estonia). Pyetjet e anketës kishin të bënin me kursimet, pasuritë e patundshme dhe makinat që kishin këto familje në pronësi. Prej shumës që rezultonte nga kjo mbledhje u zbritën shumat e borxheve.
Rezultatet janë të papritura: familjet në vendet e Evropës Jugore të përfshira nga kriza kanë mesatarisht më shumë pasuri se familjet në vendet veriore që konsiderohen si solide dhe që po vënë në rrezik bonitetin e tyre për fondet e shpëtimit të euros. Sipas anketës vlera mesatare neto e pasurisë së një familjeje në Qipro është 670.900 euro. Qiproja renditet e dyta në zonën e euros, vetëm luksemburgasit janë edhe më të pasur. Në Spanjë dhe Itali, kjo mesatare është pak më pak se 300.000 euro. Kurse në Gjermani vlera mesatare neto e pasurisë së një familjeje është 195.200 euro. Gjermania renditet e nënta, pas Austrisë dhe Francës, kurse Spanja dhe Italia zënë përkatësisht vendin e 5-të dhe të 6-të. Më keq se Gjermania janë Holanda dhe Finlanda. a.n.
http://www.dw.de/rezultate-t%C3%AB-papritura-p%C3%ABr-pasurin%C3%AB-n%C3...
Comments
Metodat e Hitlerit. Edhe ai
<p>Metodat e Hitlerit. Edhe ai keshtu e filloi duke nxitur urrejtjen ndaj te huajve dhe duke u justifikuar se gjermanet si rrace superiore duhet te sundonin. C'mut duan gjermanet sa leke kane qipriotet. Pastaj kush i ha keto qe ne Qipro qenkan me mire se ne Gjermani. Vetem ne jemi me mire se gjermanet e ka thene vete Sala dhe Jozefina</p>
Add new comment