Historia e një zyrtari rebel të OKB-së në Kosovë

Një punonjës “rebel” i Kombeve të Bashkuara ka pasur sukses me ankesën e tij kundër shkarkimit, pasi kishte akuzuar zyrtarët e lartë të OKB-së për korrupsion në Kosovë – shkruan e përditshmja amerikane Wall Street Journal.
James Wasserstrom ishte shef i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe mbikëqyrte kompanitë në pronësi publike. Në vitin 2007 ai sinjalizoi Zyrën për Etikë të OKB-së për një skemë ryshfeti prej 500 milionë dollarësh, në të cilën ishin përfshirë zyrtarët më të lartë të OKB-së në Kosovë.
Në përgjigje, ai tha se kontrata e tij e punës nuk u rinovua, shtëpia e tij u bastis, ai ishte arrestuar nga policia e OKB-së, fotografia e tij ishte dërguar në godinat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke i ndaluar hyrjen dhe u shpall subjekt i hetimeve penale dhe administrative, - shkruan Wall Street Journal.
Wasserstrom (i cili tani punon në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul të Afganistanit) u ankua në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara, të themeluar në 2009, për të dëgjuar rastet e të punësuarve në OKB. Dhe tribunali ka vendosur në favor të tij, duke thënë se ai ishte subjekt i “keqtrajtimit dhe degradimit”. Dëmshpërblimi ishte 65 mijë dollarë amerikanë që paraqet 2% të shumës së kërkuar prej 3.2 milionë dollarësh, shkruan e përditshmja Wall Street Journal. Gazeta shkruan se ky dëmshpërblim i papërfillshëm mund të jetë një lloj elementi që rebelët e ardhshëm të OKB-së të heshtin. Për më tepër Tribunali nuk ka marrë vendim lidhur me akuzat e zotit Wasserstrom për korrupsion, pasi OKB-ja e refuzoi kërkesën e tribunalit për t’i dërguar raportin e hetimeve mbi denoncimin e Wasserstrom-it. a.n.
Comments
Eeeee a ju kam thene se
<p>Eeeee a ju kam thene se gjithe plehranet e botes erdhen ketu tek neve dhe ne si shoqeri nuk kemi asnje lloj faji por na akuzojne per "krime" dhe korrupsion qe vete nderkombetaret i kane shume here me te medha ? Keshtu pra te dashur miq , ne jemi vetem nxenes ne klasat fillore persa i takon krimit te pushtetit dhe korrupsionit ! Prandaj e kam thene dhe e them se me cfaredolloj "integrimi" , ne vetem do te perkeqesojme gjendjen , se krimi , korrupsioni dhe goditja e njerezve te pakorruptueshem , thjesht do te ngrihet ne nje nivel me te larte ! Prandaj cdo shprese se krimi dhe korrupsioni do te ike apo pakesohet me "integrimet " eshte vetem nje utopi ! Eshte njelloj sikur me ia fut vetes me deshire te madhe .....Ha...ha...ha.... ! Si tha Corleone ?</p><p>- Bera gjithe jeten perpjekje me u ngjit larte dhe te shkeputesha nga llumi , por sa me larte ngjitesha , aq me shume ne llum zhytesha ...!</p><p>Edhe "presioni" qe behet per gjoja "integrimin" ndaj hajduteve dhe krimineluceve tane politike , nga ana e nderkombetareve , eshte thjeshte per te rritur "eficiencen" ne krim dhe korrupsion , pra per t'i paguar me shume "ata" "te zhvilluarit" ! Berisha , por edhe Meta , e kane kuptuar shume mire kete , prandaj nuk iu ka plasur shume per Shqiperine dhe popullin e saj , dhe e kane shtyre sa dhe si iu ka dashur qejfi ne pushtet , me ato "formulat e formulimet cudiberese" nderkombetare ! A nuk i kemi te dhenat konkrete ? Sepse ka nje gje te mire , duke u sulur te gjithe peshkaqenet per "thela" , gjerat nuk kane mbetur pa dale edhe ne shtyp ...!</p><p>Vari leshte , se edhe mua , sa me siper , me doli thjesht nga percmimi , qe "kurva' jo vetem te shitet per e virgjer , por te ben edhe moral ...... Plehrane hesapi !</p>
Add new comment