Berisha shtyn për më vonë (për të hënën?) vendimmarrjen lidhur me anëtarin e LSI-së në KQZ

Dje ish Komisioni i Ligjeve që vendosi për shkarkimin e anëtarit lsi-st të KQZ-së, dhe sot pritej të shprehej Kuvendi lidhur me vendimin e Komisionit. Por Kuvendi nuk ka mundur ta bëjë këtë gjë. Socialistët e kanë kundërshtuar me idenë se “bie ndesh me ligjin qysh në procedurë, pasi nuk i përmbahet kriterit per plotësimin e 48 orëve nga miratimi në Komisionin e Ligjeve”, dhe disa besojnë që të jetë pikërisht ky pretendim procedurial arsyeja e tërheqjes së PD-së. Socialistët do ta kundërshtojnë vendimin e shkarkimit të anëtarit të LSI-së edhe për shkak të faktit që ai po merret në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor, por nuk dihet nëse, dhe kur, do t’i rikthehen demokratët kësaj çështjeje. Gjasat janë që do t’i kthehen qysh të hënën në mëngjes, pavarësisht shijes jo të mirë që ky vendim ka lënë dhe tek ambasadorët, dhe të vendosin me forcën e kartonave. Sot ata nuk i kishin votat e nevojshme në Kuvend, gjë që nga shumëkush u pa si arsyeja e vërtetë e shtyrjes së vendimmarrjes.
Re.Pu.
Comments
Kush nga gjeneralet amerikane
<p>Kush nga gjeneralet amerikane apo diplomatet perendimore ka kuptuar llogjiken dhe levizjet liderit koreanoverior po aq mund te deshifrohen dhe piruetat me ligjet te Sali-veriorit tone. Ky Kim Jong Un shqiptar ka mesuar me se miri se si mund te lozet me zjarrin pa u djegur, se si mund te lodhesh kundershtaret duke i sfilitur (edhe pse eshte nje ujk pa dhemb ne goje).</p><p>Duke e njohur si nje aktor ne ditet e fundit te pushtetit logjika e do qe te mos terhiqet para garancise qe i jep nje KQZ e deformuar. </p>
Add new comment