Pas Brukselit janë SHBA-të: Berisha, lëri të qetë anëtarët e KQZ-së!

Pas Brukselit që foli me gojën e zëdhënësit të komisionerit Fule lidhur me lojën e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, vjen reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, dhe ky reagim është po aq i qartë sa dhe ai i Peter Stano-s. “Mirëpresim vendimin e sotëm për të shtyrë votimin e kuvendit mbi anëtarësinë në KQZ, dhe nxisim partitë politike që ta përdorin këtë kohë për diskutime konstruktive dhe konsultime të gjera”, thuhet në krye të deklaratës së tyre me këtë rast, duke lënë të kuptohet se ata e kanë marrë këtë shtyrje si shenjë të vullnetit të mirë, në një kohë që nuk ka qenë e tillë.
Dhe e mbyllin deklaratën duke bërë interpretimin e tyre të neneve të Kodit Zgjedhor: ”Për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së – të cilët u përzgjodhën dhe u emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak në përputhje me Kodin Zgjedhor – konsiderohen se janë apolitikë. Me t’u emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar, dhe janë të detyruar, që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë – si dhe për hir të qartësisë morale – ne nxisim të gjitha aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së.”
Re.Pu.
Comments
Berisha pa text te henen, do

Berisha pa text te henen, do emigroje ne ndonje katund te Myzeqese sa te harrohet kjo çeshtje...

Sala eshte frikesuar shume .
Sala eshte frikesuar shume . Ne pd kane thirrur nje ekspert mobilimi qe te arredoj qeline e Saliut ne burg . Ai e kishte e emrin Tarrasi
Kur Rama+Meta thone

Kur Rama+Meta thone rrush.........Berisha ka ngrene nje kosh......................

Si mund te pretendojne te kene voten e shqiptareve kur jane jo vetem hajdute te pacipe .........por jane dhe krejtesisht te paafte.

Dhe ju te respublica na hapet barkun.gjoja tani u bete me ambasadorin e usa,kur deri dje nuk late gje pa thene.

Vertete shqiptaret mund te jene te varfer,te pa shkolle,te pa gdhendur,frikacake,pragmatiste,por kane intelekt natyror dhe kur kane pak fare liri e shfrytezojne ne maximum intelektin e tyre.

Add new comment