Koha është faktor madhor – thotë Meta dhe shton për votën pro Nishanit: Nuk ka qenë vendimi më i mirë

Ilir Meta është intervistuar këtë mbrëmje në studiot e televizionit News 24 dhe ka përsëritur në vijimësi (për të gjithë pyetjet që lidhen me akuza të së shkuarës) që “faktori më i rëndësishëm në politik dhe më i fortë nga të gjithë politikanët mendoj se është koha, është një faktor madhor. Dhe gjithçka duhet vlerësuar në raport me kohën..”.
Ndër të tjera është pyetur për votën e dhënë për presidentin Bujar Nishani. Përgjigja e tij ishte: “…ka qenë një vendim i marrë në kohën dhe në rrethana që mund t’i rikthehemi por besoj se është kohë e humbur. Ka qenë më i mundshmi. Nuk ka qenë më i miri. Ju besoj i mbani mend përpjekjet e mëdha për një President me konsensus. Presidenti, Parlamenti dhe mazhoranca e ardhshme do të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të tjera apo për kompletimin, funksionimin e tyre, përfshirë këtu institucionet e pavarura si Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe të tjera që janë kyç për të pasur një pushtet gjyqësor sa më solid, të pavarur dhe funksional. Në qoftë se gjithçka do të funksionojë në një qark të shkurtër dhe në linjën e në interesi të caktuar partiak apo të ngushtë partiak atëherë kjo do të thotë që në një qendër të vetme drejtohen të gjitha institucionet…” a.n.
Comments
Per nje informacion me te
<p> </p><p> Per nje informacion me te plote, Ilir Meta i ftuar nje dite me pare tek Clirim Peka nuk la gje pa thene kunder Edi Rames lidhur me 21 janarin dhe videon, sa qe ne nje moment mund te lindte dyshimi nese vertet Meta eshte aleat apo oponent i Edi Rames. Fatkeqesisht ju paskeni vendosur t'a kaloni ne heshtje. Nga ana tjeter edhe Dritan Prifti ka shkruar mbi videon, 21 janarin dhe se si e bindi Edi Rama per te pergjuar Meten. </p><p> </p>
Add new comment