Ka filluar demontimi i Sali Berishës - thotë Rexhep Qosja

“Ende nuk jam plotësisht i mirinformuar për ato çfarë po ndodhin në Tiranë. Por këto zhvillime i shikoj si pozitive. Mendoj se ka filluar demontimi i Sali Berishës dhe i regjimit autoritarit që ai ka instaluar. Largimi i Berishës nga pushteti duhej të kishte ndodhur prej kohësh! Sidoqoftë, gjatë qëndrimit në Tiranë do të krijoj një ide më të plotë për këto zhvillime dhe do të jap konsiderata më të hollësishme...”
Rexhep Qosja promovoi sot në kryeqytet librin e tij “Shqipëria dhe Kosova – si janë dhe si duhej të jenë”, botuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena”. Prononcimin e mësipërm e ka dhënë për të përditshmen DITA pasi është pyetur mbi zhvillimet e fundit në Tiranë që kanë të bëjnë me zëvendësimet në KQZ dhe aleancat e reja për zgjedhjet e 23 qershorit.
Add new comment