Bode në FB: Miratohen 700 dosje për ish-të përndjekurit

Kreu i financave shqiptare ka zgjedhur rrjetin social Facebook për t’ju thënë ish të përndjekurve se është miratuar listëpagesa për këstin e dytë të dëmshpërblimeve për mbi 700 dosje. Nëpërmjet këtij komunikimi virtual, Bode ka deklaruar se “brenda dy muajve do të përfundojë i gjithë procesi i shpërndarjes së këstit të dytë”.
“Ah more Bode ne të persekutuarit vertet votojmë PD, por për paratë mos gënje, se babai im bëri një thes me letra e dokumente dhe vdiq pa marrë gjë”, thuhet në një nga komentet e lexuesve poshtë postimit të Ridvan Bodes (që shpresojmë të mos jetë fshirë tashmë) a.n.
Add new comment