Ministri i Rendit i ulur në kafene me shoferin e të dyshuarit për vrasjen e Dritan Lamajt(!!!!)

Postuar në 25 Prill, 2013 12:09

Deputeti Saimir Tahiri ka publikuar në profilin e vet në facebook dy foto, ku duken ministri i rendit Flamur Noka, tok me zv.ministrin Ristani, që janë të ulur në tavolinë me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Sipas Tahirit, Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. “Takimi është zhvilluar në kafenenë në pronësi të vetë Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Dëshmorët”, jep një info të detajuar deputeti socialist. Më tej, ky i fundit, bazuar tek këto foto, hedh dyshime mbi “një tradhëti ndaj Komisar Dritan Lamajt”.

Në fund, Tahiri ka disa pyetje për ministrin:

-A është diskutuar për Arben Frrokun në atë tavolinë?

-A kompromentohen hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt nga këto takime?

-Cila është lidhja e Mul Nokës dhe Ristanit me shoferin dhe kushëririn e Arben Frrokut?

 

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.