Fshatarët e Lumasit i përshtasin Berishës – dhe Lefterit të tyre – një këngë dasmash të zonës

Postuar në 30 Prill, 2013 11:05

Në fillim ka qenë vetëm faqja web e Temës që ka dhënë pamje nga vizita e kryeministrit në komunën Lumas të Beratit, ku deputeti Lefter Maliqi kish organizuar një pritje ‘old fashion’, që mysafirit me siguri i ka pëlqyer shumë (kush ka parë pamjet filmike në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/30/tema-tv-fshataret-presin-me-kenge-e-valle- berishen-video/, është bindur që Berisha e ka shijuar shumë këtë surprizë).

Disa site raportonin se banorët e Lumasit i kanë kushtuar një këngë Berishës e deputetit të tyre, por në fakt bëhet fjalë për përshtatjen e një kënge tradicionale të zonës, që këndohet në dasma e gostira familjare në momente të eksitimit nga pija. Në të tilla momente pra, pjesëmarrësit në gosti ia marrin me radhë së njëjtës këngë, më saktë të njëjtit refren, dhe kjo është një mënyrë për ta ftuar dikë të ngrejë dolli, t’ia marrë një kënge serioze, të ngrihet e të heqë valle, etj. Në rastin e festës në Lumas, fshatarët i kanë dhënë dum punës që këtë këngë t’ia dedikojnë Saliut, por jo për ta ftuar në valle a në dolli, por …:

O Sali t’u bëfsha ferrë

Merr pushtetin edhe njëherë

Krah për krah me Lefterë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Duhet ta kendonin: "O Enver t'u befsha ferre". Ashtu do kishte me shume kuptim.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

O Sali na u bëre ferrë

Me Egin e me Lefterë

Vesh më vesh e xhep më xhep

Farë e keqe, farë e dhjerë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.