Berisha, revoltë shpirtërore ndaj FMN-së: Mos bëni dëshmi të rreme me shifrat

Tryezë e dytë e Partisë Demokratike sot, këtë rradhë me me biznesin fason, biznesin e vogël dhe agrobiznesin. Në fokus është analiza e pasojave që do të ketë Paketa Fiskale për të tria kategoritë e biznesit, dhe për kreun e PD-së Lulzim Basha, buxheti i ri dhe paketa fiskale kanë efekte shkatërrimtare për biznesin. Mjaft aktiv në tryezë ishte dhe ish kryeministrit Berisha, sipas të cilit rritja e çmimit të naftës do të ketë ndikim në rritjen e çmimeve për të gjitha produktet e tjera. “Unë po i lë të gjitha taksat, po supozoj se asnjë taksë nuk është rritur veç asaj të naftës. Ai që preket më pak nga nafta është ai që ka veturën, ai që merohet nga rritja e çmimit të naftës është ai që nuk ka veturë. Rritja e çmimit të naftës është për ta rrëzuar vendin si një lopë dhe për ta tërhequr zvarrë në recesion”, tha Berisha që shtoi se “nuk mund të mos shpreh këtu revoltën time shpirtërore”. Ai gjithashtu i kërkoi FMN-së që të mos bëhet dëshmitar i rremë. Sipas tij ajo ka hartuar një raport në shtator në lidhje me borxhin dhe ky raport është i drejtë, ndaj të mos bëjë devijime.
“Është institucion i respektuar po ka histori të hidhur me Shqipërinë. Kjo që bën kësaj here është një ofendim i madh për Shqipërinë”, tha Berisha.
Re.pu
Add new comment